

Kukësi kthehet përsëri pretendent dhe e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur Vllazninë kryesuese në fushën e saj. Verilindorët kanë fituar me shifrat 4-2 në “Loro Boriçi” dhe i kanë shkaktuar Tomas Brdariç humbjen e parë në pankinën e kuqebluve që kanë filluar të tronditen paksa pas dy ndeshjesh ku kanë marrë vetëm 1 pikë.
Shkodranët e nisën ndeshjen mirë me një gol të Dunga që në minutat e parë të sfidës. Por më pas ata nuk administruan dot rezultatin dhe u goditën shpejt nga dy gola të Ibraimit i cili ndëshkoi çdo gabim të prapavijës kuqeblu.
Pjesa e dytë nisi me ekipin vendas që sulmoi pareshtur për të kërkuar barazimin por u përball me portierin Tafa që ndaloi çdo gjuajtje drejt katërkëndorit të tij. Nëse Tafa ishte i pakalueshëm, Zogoviç nga ana tjetër bëri një dalje të pastudiuar mirë dhe i dha mundësinë Eze që të shënonte golin e tretë.
Vllaznia bëri disa lëvizje në radhët e ekipit dhe ia doli që të shkurtonte shifrat me anë të Hoxhajt. Por ekipi humbi të gjithë ekuilibrat duke sulmuar në fund dhe u ndëshkua nga LImaj i cili vulosi fitoren 4-2 të Kukësit, që merr një fitore shumë të rëndësishme për moralin sidomos, pasi e sheh vetën sipër disa prej rivalëve kryesorë për titull. Ndërsa tani ka kureshtje të shihet se si do të reagojë Vllaznia pas kësaj humbje të pare në kampionat. /vipsport.al/
VLLAZNIA-KUKËSI 2-4
4’ Dunga, 85′ Hoxhaj / 14′, 22′ (p) Ibraimi, 75′ Eze, 90’+5′ Limaj
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Imeri (84′ Ramadani), Krymi (84′ Kalaja), Jonuzi (68′ Hoxhaj), Marku, Kruja, Dunga (74′ Coba), Dilaver.
Trajner: Thomas Brdariç
Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Ibraimi (63′ Ymeri), Mateus Leiria, Gashi (58′ Kotobelli), Eze (82′ Domi).
Trajner: Rrahman Hallaçi
KV: Imami, Adili / Demiri, Dragoshi
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment