

Zakonisht, Xhakomo Vrioni është pjesë e skuadrës së parë të Juventusit, teksa jo në pak raste bën pjesë në skuadrën fituese të seancave stërvitore. Në këtë formë, duke qenë gjithnjë mes yjesh bardhezi, sulmuesi i kombëtares ka bërë edhe miqësi të bukura.
Një nga këto miqësi të ngushta është me Alvaro Moratën. Ndoshta, nisur nga roli i njëjtë që kanë në fushë, futbollistët janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe raporti i ngushtë mes tyre është parë në këtë moment të vështirë për Vrionin. Ky i fundit u dëmtua në sfidën e fundit të Juventus U23 (shënoi edhe gol), ndërsa tashmë duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për t’u rikthyer në skenarin optimist në muajin mars.
Kështu, Morata që shënoi ditën e djeshme për Juventusin në sfidën ndaj Beneventos, golin ia dedikoi pikërisht Xhakomo Vrionit. Spanjolli u afrua te kamera dhe u dallua teksa u shpreh “Forca Xhakomo”, në drejtim të shqiptarit, që tashmë i mbetet të rikuperohet sa më shpejt e të nisë sërish të ëndërrojë për t’u bërë pjesë fikse e Juventusit, duke qenë se pritshmëritë për talentin kuqezi janë të mëdha. /VipSport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment