VIDEO / Asist Kallaku, shënon Tuci. Gol me “shqiponjë” te Lokomotiva për t’iu larguar fundit

Skuadra e Lokomotiva Zagreb vazhdon të notojë në ujëra të turbullt në këtë pjesë të kampionatit, pasi gjendet pranë fundit të renditjes. Por sot ekipi ka siguruar një rezultat të rëndësishëm në fushën e Goricës që është prendente për të luajtur në Europë në edicionin e ardhshëm.

“Banda e shqiptarëve”, e cila sot paraqitej në fushë me Çokajn, Kallakun, Tucin e Tahirajn nga minuta e parë përballë Goricës në transfertë, ka mbyllur ndeshjen me një barazim 1-1 që vleu për t’u larguar nga vendi i fundit në klasifikim e sidomos për moralin, pasi luhej ndaj një prej ekipeve që pretendojnë për zonën e Europës.

Ekipi vendas kaloi i pari në avantazh, por në minutën e 50 të sfidës, një gol shqiptar i dha barazimin Lokomotiva Zagrebit. Një harkim nga e majta gjeti në zonë Kallakun dhe ky pasi uli topin, pasoi me saktësi te Tuci, i cili nuk mund të gabonte para protës. Gol dhe menjëherë festë me “shqiponjë” për sulmuesin e U21 i cili po tregon vlerat e tij në kampionatin kroat duke u bërë gjithnjë e më shumë protagonist atje.

Ndërkohë, në radhët e Goricës ishte spektator gjatë gjithë takimit Albi Doka, i cili nuk u aktivizua nga trajneri i tij në këtë duel. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al