

Edinson Kavani ishte protagonist absolut i Mançester Junajtid në ditën e djeshme. Uruguajini hyri në fushë në kohën kur të tijtë po humbisnin 2-0 ndaj Sauthhempton, por cilësitë e tij bënë që “Djajtë e Kuq” të përmbysnin disavantazhin. Fillimisht, Kavani asistoi për Bruno Fernandes dhe më pas shënoi vetë dy gola.
Festa ishte e madhe për ishin e PSG, teksa në Instagram mori urime të shumta. Disa prej tyre, Kavani vendosi t’i postonte ndërsa ra në sy se sulmuesi i drejtohej me termin “Negrito”(person i vogël i zi) , njërit prej fansave të tij. Një fjalë e cila mund të konsiderohet fare mirë si raciste, edhe pse në Uruguaji kjo fjalë përdoret shpesh dhe nuk është për keq.
Kavani e kuptoi gabimin dhe e fshiu postimin e tij, megjithatë në Angli po flitet se lojtari mund të pezullohet me tre javë. Kujtojmë se ky term “Negrito”, ishte pikërisht ai që përdori Luis Suarez ndaj Patris Evra, teksa në atë kohë sulmuesi pjesë e Liverpulit u dënua me tetë ndeshje pezullim. Duket se historia po përsëritet, sërish me protagonist një tjetër uruguajan. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Leisteri kërkon përsëri një mrekulli, kalon Liverpulin në renditje
Leisteri kërkon një mrekulli të dytë.
Gjeni lojtarët! Skuadra e Superligës turke luan me “fantazma” në dëborë
Ndeshja e sotme e kampionatit turk.
VIDEO / Çelsi i jep fund krizës, por Champions vazhdon të mbetet shumë larg
Skuadra e Çelsit më në fund.
I fiksuar njëlloj si te Milani, Galiani: Berluskoni më pyeste nga spitali për Balotelin dhe Monzën
Silvio Berluskoni nuk i është ndarë.
Leave a Comment