Superiorja / Java e pestë zgjoi më në fund nga gjumi sulmuesit

Ndeshjet e javës së pestë të Kategorisë Superiore kanë dhuruar lëvizje të rëndësishme në renditje, por edhe paraqitje po aq të rëndësishme individuale. Ajo që ka rënë në sy më shumë në këtë javë ka qenë numri i madh i golave të shënuar, 19 të tillë në 4 ndeshje, pasi një sfidë u mbyll pa gola, ajo mes Bylisit dhe Teutës.

Mbi të gjitha, ra në sy fakti se pjesa më e madhe e golave u shënuan nga ata që e kanë për “detyrë”, sulmuesit, të cilët kanë qenë shpesh në qendër të kritikave në këto javë të para të kampionatit pasi po shfaqnin vështirësi të bënin punën e tyre.

I pari ishte Nuabueze, i kritikuar vazhdimisht në këto javë por që me Apoloninë realizoi menjëherë tregolësh i cili do ta ndihmojë shumë për moralin, ashtu si edhe Xhixha, i cili kishte vuajtur paksa javët e para të Superieros për të gjetur formën më të mirë para portës.

Bardhi, Kardozo e Solomon ishin ata që kontribuan në fitoren 4-0 të Partizanit ndaj Skënderbeut, me Malën i cili gjithashtu është kthyer përsëri në një element shumë të rëndësishëm në fazën ofensive për skuadrën, pas sezonit të kaluar ku luante në mbrojtje apo i tërhequr në mesfushë.

Devid dhe Muçi ishin sulmuesit që gjetën rrjetën edhe në ndeshjen mes Kastriotit e Tiranës, ndërsa edhe në Shkodër kishte festival golash nga lojtarët e repartit të avancuar. Ibraimi me dy gola dhe Eze shënuan për Kukësin ndërsa Dunga e Hoxhaj realizuan për Vllazninë, duke vulosur një javë që sheh përsëri të tunden rrjetat si rrallëherë më parë në këto vite. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al