Starova: Nevili të jetë i kënaqur që nuk hyri shtylla e Bylisit, Tirana është bërë si ekipet e tjera

Tirana vazhdon të zhgënjejë dhe sipas Sulejman Starovës, ekipi duhet të reagojë sa më parë me fitore dhe duke korrigjuar gabimet, për të gjetur edhe një herë hapin e duhur. Në analizën e tij në “Pressing”, Starova deklaroi se Nevil Dede, përtej pozitivitetit që kishte shprehur, duhej që të ishte më i kujdesshëm pasi ndeshja me Bylisin kishte nxjerrë në pah të gjithë problemet e kësaj skuadre.

“Forma e Vllaznisë? Për këto katër jave factor është edhe shorti, sidomos kur ka kërkesa të mëdha. Kur je trajner i ri e ke skuadër të re, është mire të kesh ndeshjet e lehta në fillim. Dhe duhet thënë që duhet fundi i fazës së parë për të parë se kush është pretendent. Të gjithë pretendentët janë me probleme, Teuta me Laçin janë të kompletuar, nuk po bëjnë rezulate. Kemi thënë që Partizanit i mungon stoli, por po vjen avash-avash, me një fitore me Skënderbeun i afrohet vendit të parë. Kukësi me një barazim e një fitore i fillon rritja. Ky është si kampionati i vjetshëm. Meritë ka edhe Kastrioti që është në vend të dytë, me 8 pikë. Këto i prodhon fillimi i kamapionatit, asnjë nuk mund të parashikojë se çfarë mund të ndodhë

Do vazhdojë lufta se me Bylisin që vjen e merr pikët në Tiranë, nuk ka ndër mend të rrijë në vend të 9, do të kërkojë të ngjitet sipër. Në play-off është Laçi pretendent për kampionatin, pastaj katër vendet luftojnë për UEFA e për play-off. Kështu do të jetë deri në fund, me këtë lloj konkurrence. Do jenë afër njërat-tjetrës e do të jetë në fund fare kush do të bjerë e kush do të shkojë në play-off.

Vllaznia që kryeson ka dashuri për të luajtur, energji, entuziazëm, por kthehet në trysni kur shtohet përgjejësia. Këtë e tregon Laçi, kjo që ndodhi, ka ndodhur se janë vënë në diskutim reklamimi i objektivave. Kur vjen trajneri pas katër javësh nuk është mirë. Laçi është pretendent por nuk ka rezultate në fillim, por nuk i ka as Tirana e Teuta. Nuk i kanë kundërshtarët, kush ka rezultate nga pretendentët?

Tirana? Nuk ka bërë ndonjë blerje kushedi çfarë, kishin para më shumë, ishin të pafat nga dëmtimet. Trajneri konstaton dëshirën për të fituar, se ka grup. Por Tirana ka probleme në të gjithë repartet. E vërtetë që humbi raste Tirana, por kur luan me vendet e fundit e ke detyrim fitoren, vaj medet po nuk krijoi raste. Nevili të jetë i lumtur që nuk hyri shtylla e Bylisit në fund, ka humbje e humbje, se ishte shumë afër humbjes. Tirana ka probleme në të gjithë repartet dhe ilaçi është fitorja që të kthejë qetësinë e të punojnë për të eliminuar gabimet që kanë. Tirana tani është bërë njëlloj si të tjerët e ndoshta ka më shumë probleme se të tjerët”, tha Starova. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al