Shehu: Liga u kthye në pikën zero. I vetmi institucion që kërkon bojkot të një televizioni se nuk thotë atë që do

Vendimi i Ligës për të rifilluar futbollin pas një bojkoti të gjatë rreth dy muaj, edhe pse nuk ka ende asnjë akord të shkruar me qeverinë, është një kthim në pikën zero. Ky është mendimi i avokatit Fation Shehu, i cili në studion e “Rubrika Sportive” ka analizuar këtë vendim të fundit, ashtu si edhe atë të mëparshmin që ka lidhje me heqjen e highlight ndaj RTSH.

“Liga është i vetmi institucion në historinë botërore që kërkon një bojkot ndaj një televizioni se pse ju nuk flisni ato fjalët që ne duam. Ndaj ta marrësh vendimin, ta bësh publike, mua më bëhet qejfi, se kjo ëhstë e vetmja gjë që fituam ne nga bojkoti. Pamë fytyrën e vërtetë të disa pseudopresidenteve të ciëlt u munduan të tregojnë se çfarë do të thotë diktaturë. Fatmirësisht, disa prej atyre presidentëve tentojnë të jenë politikanë por nuk janë dot dhe nuk kanë vendimmarrje më shumë se sa në atë Ligë Profesioniste.

Realisht ndjehem i indinjuar dhe ndjehem keq që jam pjesë e këtij vendi ku lejohen të merren vendime të tilla. Askush nuk guxon dhe nuk do të guxojë, jam i bindur dhe flas ne emër të panelit të përhershëm të emisionit, të na detyrojë se çfarë duhet të themi. Fatmirësisht jemi në kushtet optimale për të thënë të lirë mendimin tonë në mënyrë të pavarur nga ky futboll që ka funksionuar e vazhdon të funksionojë në mënyrë diktatoriale.

Më vjen keq që jemi e vetmja studio që flasim e kritikojmë me pasion për futbollin. Me misionin dhe idenë që duke pasur kritika dhe debat rritet cilësia e këtij spori. Këtij sporti që fëmija im dhe fëmijët tanë, të rriten pa u varur dhe pa dashur të fusim mik te ndonjë president që të japë rrogat apo te ndonjë president tjetër që të ketë drejtëi në vendimmarrje.

Deri tani nga kjo zhurmë e madhe e Ligës, kemi të bëjmë me një Ligë e cila kërkoi me ngulm takim me kryeministrin e vendit dhe ishin burra me kollare e xhaketa që vinin në emisione e thonin që mund të shtyhet kamapionati deri në prill, sikur e kishin ata futbollin në dorë, dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse takojmë kryemnistrin e vendit, dhe ne jemi të pavarur, nuk kemi varësi nga presidenti i federatës. Dhe po këta burra, këta presidentë e borxhlinj, dalin e thonë ia arritëm qëllimit se presidenti i federates i cili nuk është pjesë e Ligës, bëri një takim dhe mori një premtim. U kthyen prapë në pikën zero. Ky është futbolli në Shqipëri.

Mua më vjen keq që po këta president dhe po këta njerëz pa integritet dalin dhe thonë të hiqen highlights të RTSH tek e cila flitet jo në mënryën siç duam ne, është absurde.

Dua të thekosj diçka shumë të rënndësishme. Liga dëshiron t’i heqë highlights RTSH, ato janë vetëm rastet e ndehsjeve, të cilat nuk i shohim ne, i sheh publiku. Nuk është se bëhet emsion për ne, ne do i komentojmë si me highlights, si pa highlights. Unë po i sfidoj të gjithë me radhë ata që kanë marrë vendimin të vijnë këtu në këtë studio dhe kush ka pakënaqësinë më të madhe, të themi gjërat në fytyrë, në sy të publikut. Ne po bëjmë emsion, jo muhabete kafenesh siç janë mësuar ata. Kush ka pakënaqëi të vijë të thotë se çfarë pakënaqësish ka për këtë emision dhe ne të themi se çfarë mendojmë për ata, siç kemi bërë. Nëse është krim të thuash mendimin tënd ballë për ballë, më vjen keq për ata njerëz.

E para është për të mirën e publikut se ia heqin atyre highlights, e dyta i heqin atyre të përhershëmve dhe të përkohshëmve në këtë studio, mundësinë të analizojnë dy fenomene të futbollit shqiptar, Anomalitë, që janë ndeshje me tolerime që i kemi denoncuar dhe mbase mund të bëhen edhe objekt për institucionet përkatëse si Prokuroria. Si dhe gabimet e trasha arbitrare. Janë fenomene që ekzistojnë dhe jo vetëm në Shqipëri, nuk jemi i vetmi vend që ka gabime që kalojnë masën e përgjegjësisë së logjikshme. Nëse kemi bërë gabim duke komentuar siç ka qenë në të vërtetë, duke qenë zëri i publikut sado pak apo shumë që ka qenë ai, dhe duke komentuar këto pamje është në dëm të këtyre presidentëve, nuk është faji ynë, është faji i tyre që duan ta kthejnë futbollin në biznes. Se ka edhe mes tyre që u ka dalë ndeshja në Kupë 8-4 a 8-5 e kanë qenë në Prokurori. Por ky nuk është faji ynë, është faji I tyre”, tha Shehu. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al