Rikthimi nuk ishte nga më të mirët, Inzagi në dyshim të madh mes Strakoshës dhe Reinës

Tomas Strakosha u rikthye mes shtyllave për Lacion këtë fundjavë në ndeshjen përballë Udinezes teksa mungonte për më shumë se një muaj. Ekipi bardhekaltër u mposht me rezultatin 1-3 dhe paraqitja e gardianit shqiptar nuk ishte nga ato që ai na ka mësuar.

Ndoshta, koha e gjatë jashtë fushave si pasojë e COVID-19, ndikoi edhe te paraqitja e futbollistit të kombëtares, i cili ka marrë kritika për golat e pësuar. Nëse në rastin e goli të dytë, Strakosha nuk kishte shumë për të bërë, në rastin e golit të parë dhe të tretë, padyshim mund të bënte më shumë. Kështu, në Itali, tashmë janë duke ngritur pyetjen në formë presioni për trajnerin Simone Inzagi: Kush do të jetë portier i parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmund?

Për trajnerin, Strakosha ka qenë gjithnjë numri një dhe ulja në stol mund të ishte një goditje e rëndë për 25-vjeçarin, mirëpo nga ana tjetër, Reina ka justifikuar paraqitjet e tij gjatë mungesës së shqiptarit. Ndaj, te Lacio tashmë ka një çështje rreth portierit të parë dhe posti i Strakoshës nuk është më aq i sigurtë. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al