Rama, nga kritikat te elozhet për Partizanin: Dajës jam gati t’i rinovoj kontratën kur të dojë

Olsi Rama është i lumtur me atë që po sheh te Partizani, ose të paktën sinjalet që po jep ekipi në këto javë të para. Në prononcimin e tij në “Rubrika Sportive”, drejtori i Partizanit theksoi se skuadra po përshtatej pak nga pak me atë që kërkonte e provonte ndaj çdo dite në stërvitje.

“Pjesa e parë linte shumë për të dëshiruar. Kishim zhvilluar ndeshje në Kupë e miqësore me Apoloninë, nuk është se nuk e njihnim. U surprizuam pak nga agonizmi pak më shumë i Apolonisë në minutat e parë. Por Partizani është Partizani dhe nuk duhet të vihet në pozita të tilla. Pjesa e parë me të vërtetë linte për të dëshiruar. Unë jam kritiku i parë e pastaj presidenti e trajneri Daja. Por shkuam në avantazh në dhomat e zhveshjeve dhe lojtarët reflektuan, pjesa e dytë pati ndryshim. Dolëm më tepër në lojën e kristaltë që kërkon trajneri gjatë gjithë javës në stërvitje.

Në përgjithësi mua më gëzon kur shoh që ekipi shprehet në fushë, të koordinojë dhe kombinojë në mënyrën e duhur, më pëlqen kur zbatojnë skemën, pavarësisht nëse shënon apo jo. Kam komplimente për disa lojtarë, më vjen mirë për Idrizajn që shënoi, vjen nga një periudhë jo shumë e lehtë për të, me një barrë të madhe mbi krahë. Nuk kërkojmë golin prej tij, por përulësinë në zbatimin e detyrave mbrojtëse. Më vjen mirë për Bardhin që shënoi se e ndihmon për rolin, më pëlqen Solomon për asistet edhe pse nuk është roli i tij. Kote po merr petkun e rolit të liderit të mesfushës. Por nuk më pëlqeu në pjesën e parë. Po të kishim bërë këtë bisedë pas 45 minutash do të kishim reagim tjetër nga unë. Ne kërkojmë të shohim rritjen individuale nëpërmjet një manovre korale të skuadrës, objektivi ynë parësor është të arrijmë të krijojmë një ekip, të ketë një modul e stil loje. Kjo kërkon shumë punë, nëse bëjmë këtë, arrijmë padyshim, do të vijnë edhe rezultatet që kërkojnë tifozët dhe i përshëndes se kishin ardhur në Fier.

Më lejoni t’i uroj Gegës një shërim sa më të shpejtë, kam qenë në kontakt me të dhe shpresoj e besoj ta kalojë sa më shpejt.

Daja? Jam gati t’i zgjas kontratën kur të dojë.

Për gjyqin në KAS ëhstë caktuar data me 15 dhjetor, avokatët kanë punuar goxha që të marrin të gjitha masat të kemi mbrojtje efikase. E dimë dhe besojmë në pafajësinë tonë dhe do të përfaqësohemi nga dy firma të njohura dhe kemi besim që do të arrijmë të shfaqim pafajësinë që të zhbllokohet merkato në janar.

Periudha e janarit është speciifike. Më lëhtëson që trajneri i ka idetë e qarta, i kemi idetë se çfarë do të bëjmë e do të lëvizim sa më shpejt. U surprizuam nga ashpërsia e dënimit, e vetmja mundësi të zhvillohej ka qenë ekipi i femrave, të gjtiha aktivitetet e lojtarëve sa i përket sektorit të meshkujve ishsin të ndaluara. Arritëm të bënim lëshim për moshat nën 17-vjeçe e cila shpresoj të na ndihmojë për akademinë.

Superiorja është një kampionat ku luhet katër herë me nëj ekip, është herët për të bërë llogari. As ne nuk fluturojmë apo të jemi të dëshpëruar për pozitat ku jemi. Vllaznia më duket se ka vepruar saktë dhe bukur për lëvizjet që ka bërë. E kam pare shumë pak, vetëm 45 minuta se është e vështirë me kalendarin e ngjeshur që të ndjekësh ndeshjet. Për aq sa kam pare, më ka pëlqyer se si luajnë e vendosen në fushë. Mbase edhe sponsori mund të ketë sjellë qetësi në radhët e klubit, trajneri është një faktor i ardhur nga jashtë që mbase sjell një dimension tjetër qetësie. Por është shumë herët, mendoj se jo të gjitha ekipet, por 6-7 ekipe në çdo moment mund të zgjohen. Askush nuk e besonte para dy vitesh se Triana që erdhi me probleme mund të shpallej kampione. Nëse trajneri gjen harmoninë e duhur mes lojtarëve, atëherë grupet mund të shprehin lojë e imponohen në Superiore”, tha Rama. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al