

Nëntë pikë, vendi i tretë dhe Kastrioti i rikthyer në elitë pas një sezoni në të Parën duket se është në rrugë të mbarë tashmë e për më tepër që ka në stol një ekspert të futbollit shqiptar, Ramadan Ndreun, trajnerin vendas që ka trajnuar edhe shumë ekipe të njohura në elitë dhe në Kategorinë e Parë. Këtë mendim ka edhe Ermir Rezi, një nga lojtarët e spiktur te krutanët dhe që më parë ka luajtur në disa ekipe të elitës, mes tyre edhe Kamza e Teuta, apo dhe Besa, pa harruar eksperiencën me Dinamon.
Fillimsezoni
I ftuar në “Rubrikën Sportive”, në “Rtsh”, Ermir Rezi ka pohuar: “Është një fillim i mbarë, por duhet që të jemi me “këmbë në tokë”, pasi gara ka të papritura. Por, që kemi një ecuri pa asnjë humbje në këto pesë javë është meritë e presidencës dhe stafit që kanë ndërtuar një skuadër cilësore dhe me djem të rinj. Shpresoj që të vazhdojmë kështu, – tha Rezi fillimisht.
Goli
“Jam shumë i kënaqur m golin ndaj Partizanit dhe asistin ndaj Tiranës. Por dua që të vijojmë me këtë ritëm, më shumë se golat më intereson ecuria e skuadrës sonë këtë sezon në Superiore, sepse siç duket edhe kampionati ka rivalitet dhe është i vështirë”.
Tirana
“Me Tiranën e nisëm pak keq në 15 minutat e para, ndoshta nga euforia, por pastaj e kuptuam që duhej t’ia dilnim ndaj Tiranës. Jemi një ekip që kemi përgatitje fizike. Ndaj Laçit, Apolonisë apo partizanit kemi shënuar pas minutës 80-të. Unë kam besim se forca e këtij ekipi është edhe në aspektin fizik”.
Grupi
Sipas Ermir Rezit, që tashmë është një lojtar me eksperiencë në elitë forca e skuadrës është grupi dhe jo një individ apo repart: “Jo vetëm në sulm, por të gjitha repartet, porta, mbrojtja kanë lojtarë me eksperiencë dhe që të gjithë i njohin, duke filluar që nga Hidi në portë. Bojom ka qenë i dëmtuar e zëvendësoi Shkalla.”
Synimet
Në fund, Ermir Rezi tha se Kastrioti i ka të përqednruar te gjitha forcat te kampionati, për më tepër që është eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë: “Duke qenë se jemi eliminuar në Kupën e Shqipërisë, unë them se mbijetesa është synimi ynë parësor.”
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment