Partizanin nuk e ngrohin vetëm pikët, zbrazet infermieria e të kuqve

Partizani e nisi këtë edicion të Kategorisë Superiore me një situatë të pazakontë. Të kuqtë kanë merkaton e bllokuar nga FIFA e përveç kësaj, humbën rrugës disa elementë për shkak dëmtimi. Kthimi i këtyre elementëve që do të shtojnë alternativat në skuadër, është padyshim ajo që gëzon më shumë klubin, ndoshta edhe më shumë se pikët.

Daja nuk ka pasur mundësinë deri tani që të punojë qetësisht me grupin e plotë të futbollistëve, i detyruar që të bëjë javë pas jave me të dëmtuarit. Por tani do të ketë mundësitë që të hedhë në fushë si duhet idetë e tij, edhe pse ekipi deri tani ka bërë mjaft mirë sa i përket rezultateve që ka siguruar, duke përjashtuar disfatën në sfidën e hapjes kundër Kastriotit.

Dy emrat e fundit që pritet t’i bashkohen ekipit janë Jasir Asani dhe Brajan Braun, të dy lojtarë që kanë munguar këto javë për të kuqtë e që kanë detyruar Dajën të imrovizojë rreshtime të ndryshme në fushë, duke kthyer edhe Solomon si futbollist krahu. Me këta lojtarë, por edhe me Kordeiron apo rikuperimin e plotë të futbollistëve në repartin e mbrojtjes, tashmë tekniku mund të marrë frymë më I qetë sa i përket përgatitjes së një ndeshje, për të ndërtuar të paktën rreshtimin bazë për duelet në vijim. Të paktën deri në janar, kur shpresohet që të kthehet vendimi i FIFA-s për ndalimin e merkatos. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al