

U mbyll sot java e 5-të e Superiores, me sfida interesante, ku kanë rënë në sy dominimi i Partizanit që ka mundur me rezultatin 4-0 Skënderbeun që duket se është “shkërmoqur” shpejt këtë sezon dhe punët nuk shkojnë siç duhet me dy humbje radhazi për bardhekuqtë.
Ndërkohë që Kukësi është rikthyer frikshëm, edhe pse me Gegën që jep udhëzime nga larg, por me Hallaçin në stol, verilindorët janë ashtu siç i duan të gjithë, me pikët, lojën por edhe një grup simpatik që duket se janë në rrugë të mbarë.
Pas barazimit në Durrës, Vllaznia pëson humbjen e parë dhe kthehet me “këmbë në tokë”, ndërsa Teuta e Tirana nuk i kanë aspak mirë punët. Ndërsa Kastrioti ende nuk njeh disfatë dhe po shfaqet si ekip surprizë deri më tani.
Ka gjetur fitoren e parë edhe Laçi, ndërsa ende Bylisi nuk ka shijuar 3 pikët e para, ashtu si dhe fierakët.
Nga kreu e deri në fund, renditja është bërë mjaft interesante, sidomos në prag të derbit të kryeqytetit që luhet të premten. Pas javës së pestë, renditja në Superiore është si më poshtë…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Superiore/ Kryesuesit luajnë në transfertë, Kukësi në Fier për të harruar krizën, sfidë delikate për Teutën
Në kuadër të javës së 15,.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Partizani-Mici, të kuqtë nuk shpenzojnë për mbrojtësin. Në verë është falas
Merkato e bllokuar në verë pengoi.
VIDEO / Ismajli shkakton penallti, por me Specian bën mrekullinë në Kupë ndaj Romës
Ardian Ismajli me Specian kanë regjistruar.
Leave a Comment