Pano, “thumb” Vllaznisë: E penalizon mendjemadhësia. Mundën Tiranën e dolën të gjithë në TV

Mendjemadhësia është problemi që po penalizon Vllazninë në dy javët e fundit. Ky është mendimi i Ledio Panos, i cili në studion e “Sport News Plus”, nuk ka ngurruar të lëshojë një thumbim për shkodranët, të cilët sot pësuan humbjen e parë.

“Që në fillim, kur ishte bojkoti, jam takuar çdo ditë me Gegëm dhe bisedonim për stërvitjen si do ta shtynin lojtarët peridhën. Plus Kukësi ka ndryshuar pothuajse 90% të ekipit e ka të rinj që duan kohë të lidhen. Kukësi ka stofin e ekipit që duhet të jetë në vendet e para të renditjes. Ndaj një forcë më e madhe në Shkodër ishte psikologjia e Kukësit, ekip që do të rritet se nga ndeshja në ndeshje ka rritje në lojën e vet.

Ajo që pashë në pjesën e parë në këtë ndeshje ishte se Vllaznia hyri me mentalitetin që unë jam e para dhe ndeshjen do ta fitoj medoemos, meqë Kukësi është nga fundi. Gjithmonë e ka penalizuar Vllazninë kio mendjemadhësi e vogël. Që fituan me Tiranën, dolën të gjithë duke folur në TV, që ekipi është i mirë, titulli, etj. Ja vjen momenti që futbolli është lojë që nuk do mendjemadhësi se luhet në fushë e jo jashtë saj”, tha Pano. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al