Një tjetër kuqezi që pritet të bëjë hapin e madh në Itali, Kalaj luan si titullar në Serinë C

Kampionati italian i futbolli është kthyer në vendin ku gjenden tashmë pjesa më e madhe e mbrojtësve të përfaqësueses shqiptare të futbollit, ashtu si edhe një pjesë e atyre që synojnë që në të ardhmen të veshin fanellën e skaudrës së drejtuar nga Edi Reja. Një prej tyre është Serxhio Kalaj, një talent I cili ka shkëlqyer në akademinë e Lacios e që tashmë ka shkuar në Serinë C për të bërë eksperience.

Për Kalajn, kjo fundjavë ka qenë e veçantë, pasi regjistroi ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e klubit të Grosetos, duke luajtur kundër Pro Patrias. Lojtari u rreshtua në fushë nga minuta e parë në mbrojtjen me tre që do të jetë një modul që mund të përdoret në të ardhmen e do t’i japë mundësinë atij që të luajë më rregullisht.

“Jam shumë i lumtur për ndeshjen time të parë si titullar”, tha pas ndeshjes mbrojtësi i datëlindjes 2000 i cili është kontingjent i përfaqësueses Shpresa dhe është një nga elementët që po monitorohet edhe nga stafi i përfaqësueses A. “Trajneri më ka dhënë gjithmonë besim duke më aktivizuar vazhdimisht. Tani ishte hera e parë që luanim me tre në mbrojtje dhe mund të jetë një alternativë që mund të përdorirm”, tha ai. Një fillim i mirë për djaloshin në eksperiencën e parë jashtë akademisë, me shpresën që në vijim të vazhdojë të gjejë më shumë hapësira. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al