

Kastrioti mbetet i pamposhtur ende në këto pesë javë të para të kampionatit, teksa e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen ndaj Tiranës. Pas ndeshjes, në intervistën për Supersport, trajneri Ramazan Ndreu u shpreh se ia kishte bërë të qartë lojtarëve se luanin përballë kampionëve dhe se në përgjithësi ishte i kënaqur.
“E nisëm keq lojën, në 10-15 metrat e parë me sa kuptova lojtarët nuk e kishin idenë se kë kishin përballë. Gjatë gjithë kohës i kishim bërë të ditur se kanë përballë kampionen pavarësisht problemeve. Arritëm të reagojmë e barazonim ndeshjen, por ndikon lodhja që na uli ritmin. Por jam i kënaqur në përgjithësi.
Një fillim i mirë më kënaq, por mendoj se ka lojtarë të veçantë që kanë mundësinë të bëjnë më mirë, por është një fillim që garanton objektivin e qëndrimit në Superiore.
Okebugu që ishte para Hysenit, mendoj se ishte shumë i lodhur e nuk mbante Torasën, me zëvendësimin tij ajo zonë u neutralizua e luajtëm më mirë. Është kampionat i vështirë, duhet kontigjent i madh lojtarësh se ngjeshja krijon probleme fizike”, u shpreh Ndreu. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment