

Hoze Murinjo kërkon të shmangë çdo presion që mund ta vendosë skuadrën në lidhje me titullin kampion. Londinezët edhe pas ndeshjes së djeshme ku barazuan 0-0 me Çelsin, mbajtën vendin e parë në renditje e në këtë formë shihen si një nga skuadrat që këtë sezon mund të triumfojë në Premier League.
Mirëpo, këto fjalë nuk i pëlqejnë teknikut portugez që mendimin kryesor e ka të mbajë futbollistët me këmbë në tokë. Ndaj përgjigjes nëse janë favoritët për titull, Murinjo i përgjigjet në mënyrën e tij. “Nuk jemi në garë për titullin, kështu nuk jemi një kalë. Ne jemi një poni”, ishin fjalët e luzitanit.
Ndërkohë, si për të kujtuar historinë e së kaluarës, nuk është hera e parë që Murinjo bën një krahasim të ngjashëm duke qenë në se në vitin 2014 tha të njëjtën gjë teksa drejtonte Çelsin. “Gara për titullin është mes dy kuajve (duke iu referuar Arsenalit dhe Mançester Sitit) dhe një kali të vogël që ka nevojë për qumësht dhe duhet ende të mësojë për të vrapuar”. Në atë vit, Çelsi i 57-vjeçarit u rendit në vendin e tretë, pas Sitit dhe Liverpul. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Leisteri kërkon përsëri një mrekulli, kalon Liverpulin në renditje
Leisteri kërkon një mrekulli të dytë.
Gjeni lojtarët! Skuadra e Superligës turke luan me “fantazma” në dëborë
Ndeshja e sotme e kampionatit turk.
VIDEO / Çelsi i jep fund krizës, por Champions vazhdon të mbetet shumë larg
Skuadra e Çelsit më në fund.
I fiksuar njëlloj si te Milani, Galiani: Berluskoni më pyeste nga spitali për Balotelin dhe Monzën
Silvio Berluskoni nuk i është ndarë.
Leave a Comment