

Elseid Hysaj do të fillojë të shohë vërdallë për një klub të ri, meqë te Napoli nuk po i propozojnë një rinovim që pritet prej dy vitesh. Ky është mendimi i menaxherit të futbollistit shqiptar, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë për mediat italiane ka treguar se e ardhmja e tij me shumë mundësi është larg Napolit.
“Flitet për rinovimin prej dy vitesh. Napoli kishte disa kërkesa dhe është e kuptueshme. I kemi shkuar ndesh kërkesave të tyre, i kemi kuptuar në çdo pike. Për momentin nuk di të them nëse do të rinovohet, por për respekt të futbollistit, mendoj se ka ardhur momenti që të shohim rreth e rrotull dhe do ta bëjmë që në dhjetor. Më pas, që nga shkurti lojtari mund të firmosë më një klub tjetër”, tha menaxheri.
Ndërkohë, nuk është e qartë nëse Hysaj do të vazhdojë në Serinë A apo do të zgjedhë një kampionat tjetër. “E ardhmja në Serinë A? Nuk e di. Mund të them vetëm që ka një vlerë të madhe ndërkombëtare dhe nuk ka shumë mbrojtës të djathtë në qarkullim”, ishin fjalët e Xhiufredit. /vipsport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment