

Bylisi nuk merr fitore as pas pesë javësh, ndërsa skuadra e Dovedan luan mirë dhe krijon raste por te goli e ka të vështirë që të shkojë. Kanë dominuar sot ndaj Teutës, që në Ballsh mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Rustem Hoxha u ndëshkua me të kuqe. Ballshiotët e kanë rritur edhe më shumë ofensivën, madje gtjatë takimit mund të kenë shpërdoruar 6-7 raste të pastra shënimi, por meritë ka edhe “gardiani” mik Stivi Frashëri që ka treguar një formë të mirë në qytetin dhe skuadrën që e spikati në elitë.
Natyrisht që pika, nuk u bën punë të dyja ekipeve që në këtë ndeshje kërkuan fitoren, por nga mënyra si rrodhi ndeshja, ballshiotët lanë dy pikë, me Teutën, që edhe me dhjetë lojtarë u mbrojt me forca të shumta dhe duket se është sërish prapa në lidhje me synimet që ka këtë sezon. Takimi është mbyllur 0-0 në “Adush Muça”.
/VipSport.al/
Formacionet zyrtare:
Bylis: Qirko, Hadroj, Stojanoviç, Alan, Ndreca, Ymeralilaj, Cardoso, Murataj, Beji, Carkanji, Laval
Trajner: Veljko Dovedan
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, Krasniqi, Bregu, Hebaj
Trajner: Edi Martini
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment