Mala: E kemi lënë pas sezonin e kaluar. Tirana është thjesht ndeshja e radhës, na mjaftojnë tre pikët

Esat Mala është kthyer përsëri protagonist me fanellën e Partizanit duke shfaqur përsëri atë lojë të mirë që e bëri një nga emrat më të spikatur në kampionati shqiptar. Një asist dhe gol perfekt me goditje dënimi ishte bilanci i tij sot ndaj Skënderbeut, një mënyrë e mirë për të shkuar në derbi, ku mesfushori shpreson që të gjejë përsëri fitoren me të kuqtë, pa menduar për gjë tjetër pasi e sheh vetëm si ndeshjen e radhës.

“Jemi shumë të lumtur se kemi lënë pas atë që ndodhi vitin e kaluar, jemi ndryshe pas rezultateve e frymës së grupit. Jemi të kënaqur për rezultatet e ndeshjeve të fundit e ndeshjet që po zhvillojmë, shpresojmë për vazhdimësinë.

Jam shumë i lumtur për realizimet e sotme, janë gjëra të punuara. Sa i përket Tiranën është ndeshja  e radhës, do të mendojmë e shpresojmë të kemi nga këto gjërat e bukura në ndeshjen e radhës.

Mund të them që ritmi me Dajën është faktor kryesor, ka ndryshuar në stërvitje e ndeshje. Edhe fryma e grupit e të gjitha kanë ndryshim rrënjësor. Jemi të gjithë pranë njëri-tjetrit.

Kuptohet që trajneri na ka dhënë besimin, e dimë kush jemi dhe besoj se po bëjmë maksimumin dhe jemi aty ku duhet të jemi.

Penalltitë që nuk jepen? Gjyqtarët mendojnë se hidhem lehtë. Sot kishte kontakt më shumë se në ndeshjen e kaluar e nuk e di. Nuk mund të gjykoj por për mendimin tim ishte penallti.

Hakmarrje për atë 5-1? Ne na kënaqin tre pikët, si 1-0 e 5-0 nuk është problem. Ndeshja të shkojë si të shkojë të premten, nëse është mundësia pse jo, por me tre pikët jemi të kënaqur”, tha Mala. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al