

Luis Suarez vazhdon të jetë i ndaluar nga COVID-19 për të zbritur në fushën e lojës dhe për të dhënë kontributin e tij për Atletiko Madrid. Por klubi spanjoll vazhdon të shpresojë deir në minutën e fundit se mund të ketë lojtarin në dispozicion për sfidën kundër Bajern Mynih.
Sulemuesi uruguaian u infektua në radhët e përfaqësueses së vendit të tij, ndërsa është karantinuar menjëherë në pritje që të merrte rezultatin negativ nga testet. Por ndonëse është kontrolluan në mënyrë të vazhdueshme, ai vazhdon të rezultojë pozitiv, edhe pse e ka kaluar si asimptomatik COVID-19.
Sipas protokollit të UEFA-s, ai nuk mund të zbresë në fushën e lojës kundër Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve për sa kohë që tamponi rezulton pozitiv, edhe pse mjekët sigurojnë se nuk ka ngarkesë virale efektive. Por te Atletiko Madrid shpresojnë që UEFA të vendosë vetëm në minute e fundit për lojtarin dhe kësisoj, do ta bëjnë në mënyrë të vazhdueshme teste për të pare nëse është pozitiv apo jo. Një gjë e tillë u bë nga Juventusi me Kristiano Ronaldon, kur UEFA priti deri në minutat e fundit rezultatin e testeve, para se ta cilësonte lojtarin si të pamundur për të marrë pjesë në ndeshje.
Te Atletiko janë siguruar që Suarez të ndiqte programin e plotë stërvitor dhe vetë Simeone në konferencën e sotme për shtyp theksoi se nëse Suarez do të rezultonte negativ, nuk ishte çudi që ta hidhte menjëherë në fushën e lojës. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Leisteri kërkon përsëri një mrekulli, kalon Liverpulin në renditje
Leisteri kërkon një mrekulli të dytë.
Gjeni lojtarët! Skuadra e Superligës turke luan me “fantazma” në dëborë
Ndeshja e sotme e kampionatit turk.
VIDEO / Çelsi i jep fund krizës, por Champions vazhdon të mbetet shumë larg
Skuadra e Çelsit më në fund.
I fiksuar njëlloj si te Milani, Galiani: Berluskoni më pyeste nga spitali për Balotelin dhe Monzën
Silvio Berluskoni nuk i është ndarë.
Leave a Comment