Laporta kërkon të bëhet sërish president i Barcelonës: Refuzova 250 milionë euro nga Inter për Mesin

Joan Laporta pretendon të rikthehet sërish në postin e presidentit të Barcelonës dhe këtë e ka shpallur nëpërmjet një konferencë për shtyp. Laporta ka qenë në krye të katalanasve nga viti 2003 deri në 2010, ndërsa tema më e nxehtë për kandidatët për president është ajo se çfarë do të bëjnë me Lionel Mesin, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Laporta u shpreh se do të flasë me Mesin në momentin e duhur dhe se do të jetë normale që të ketë oferta për të, mirëpo ai tregon se në 2006-tën për argjentinasin refuzoi 250 milionë euro nga Interi.

“Është e vërtetë që Mesi është shumë i zhgënjyer, por insistoj në faktin se Leo e do Barcelonën dhe jam i sigurt se mund t’i japë një mundësi. Do të bëj një bisedë me të kur të jetë momenti për ta ndihmuar të vendosë, por edhe për respektin dhe vlerësimin që kemi për njëri-tjetrin.

E sigurt që do të ketë oferta nga klube të tjera, por ai ato i ka pasur gjithnjë. Në vitin 2006 Morati ishte i gatshëm të paguante 250 milionë euro, por unë refuzova. Babai i tij më pyeti se çfarë veprimi do të bëja si baba dhe unë i thashë se do të ishte më mirë që Mesi të qëndronte”, u shpreh Laporta. /VipSport.al/

 

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al