

Andrea Pirlo ka vuajtur jo pak në dy ndeshjet e fundit të Juventus teksa skuadra kishte mbetur vetëm me një mbrojtës të mirëfilltë siç ishte Matijs De Ligt. Në këtë formë, së bashku me holandezin tekniku i Juventus përshtati në atë rol edhe Danilon, i cili u mundua të jepte më të mirën.
Gjithsesi, reparti kishte vështirësi e kjo u pa në golat që skuadra pësoi nga ekipe inferiore si Ferencvarosh dhe Benevento. Gjithsesi, për Juventusin dhe trajnerin Pirlo, ka lajme të mira nga stërvitja e fundit teksa me grupin janë bashkuar edhe Demiral e Kielini, ndërsa pritet që para tyre të jetë gati edhe Leonardo Bonuçi.
Kështu, në ndeshjen e së mërkurës ndaj Dinamo Kiev për Ligën e Kampionëve, torinezët do të kenë më shumë zgjedhje mbi futbollistin që do të shoqërojë De Ligt në mbrojtje, teksa holandezi prej rikthimit nga dëmtimi ka dhënë shumë garanci. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Leisteri kërkon përsëri një mrekulli, kalon Liverpulin në renditje
Leisteri kërkon një mrekulli të dytë.
Gjeni lojtarët! Skuadra e Superligës turke luan me “fantazma” në dëborë
Ndeshja e sotme e kampionatit turk.
VIDEO / Çelsi i jep fund krizës, por Champions vazhdon të mbetet shumë larg
Skuadra e Çelsit më në fund.
I fiksuar njëlloj si te Milani, Galiani: Berluskoni më pyeste nga spitali për Balotelin dhe Monzën
Silvio Berluskoni nuk i është ndarë.
Leave a Comment