Lacio luan në shtëpi, Strakosha rikthehet titullar pas më shumë se një muaji

Në mesditën e sotme, Lacio zbret në stadiumin Olimpico ku pret Udinezen. Në formacionin titullar të bardhekaltërve më në fund vihet re prezenca e Tomas Strakoshës. Portieri ka kaluar të gjitha peripecitë me koronavirusin dhe tashmë është gati të tregojë aftësitë dhe të bindë të gjithë se është ai numri një i kryeqytetasve.

Kujtojmë se Strakosha mungon prej më shumë se një muaji, teksa ndeshja e fundit e shqiptarit ishte ajo e datës 20 tetor në Ligën e Kampionëve, ku Lacio mposhti 3-1 Dortmundin. Gjatë kësaj kohe të vështirë, Strakosha humbi shtatë sfida, ndërsa nuk mundi të ishte pjesë as e kombëtares.

Kështu, rikthimi i 25-vjeçarit kthen në stol Pepe Reina. Sakaq, pjesë e Lacios në sfidën ndaj Udinezes nuk do të jetë Vedat Muriqi i cili ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është në monitorim nga mjekët. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al