

Marash Kumbulla mund COVID-19 dhe është pranë kthimit në fushën e lojës. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka kaluar rrezikun e infektimit, të konfirmuar nga testet e fundit, ndërsa tani pret vetëm lejen e mjekëve që të kthehet normalisht në stërvitje me ekipin e Romës.
Lojtari kishte rezultuar pozitiv pak ditë para ndeshjeve të kombëtares dhe që atëherë ishte në karantinë. Ai nuk kishte shfaqur probleme, pasi kishte qenë asimptomatik, por duhej të priste deri sa testet mjekësore ta nxirrnin negativ. Sot, klubi ka kryer testet molekulare dhe nga ky i fundit ka rezultuar se Kumbulla e ka kaluar plotësisht infeksionin.
Kështu, gjatë ditës së nesërme ai do të shkojë në klinikën e klubit ku duhet të kalojë disa teste mjekësore para se t’i jepet leja për t’u kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Kumbulla është stërvitur në kushet e shtëpisë në këto ditë, por sigurisht që kjo nuk zëvendëson stërvitjen me klubin e si rrjehdojë, do t’i duhet pak kohë për të rifituar formën e plotë. /vipsport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment