

Kristi Kote është një nga titullarët e Partizanit dhe ka marrë besim nga trajneri Ilir Daja duke provuar disa role. Në sfidën e sotme madje, ai shërbeu me dy asiste që u kthyen në gola. Pas ndeshjes, në një prononcim për “Supersport”, Kote ka pohuar: “Më vjen shumë mirë dhe e falënderoj profesorin për mundësinë. Më duhet shumë punë për të qenë sa më mirë. E vështirë është ta mbash, jo ta arrish vendin e titullarit”.
“Goditjet e dënimit? Ne punojmë gjatë javës goditjet e dënimit dhe më vjen mirë që u finalizuan me gol në ndeshjen e sotme duke treguar se funksionojmë mjaft mirë si skuadër”.
“Formacioni? Sigurisht që vitin e kaluar pata dy dëmtime që më penalizuan goxha. Për mua s’ka asnjë problem për vendin e formacionit. Do të jap maksimumin ku të jetë nevoja”.
“Ekrani? E thashë edhe në fillim. Mua më jepet mundësia dhe arrita ta kap atë. E rëndësishme është ta mbaj atë duke bërë maksimumin”, – përfundoi Kristi Kote, një nga lojtarët që po bëjnë një paraqitje mjaft të mirë me të kuqtë në këto ndeshjet e para të këtij sezoni.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Superiore/ Kryesuesit luajnë në transfertë, Kukësi në Fier për të harruar krizën, sfidë delikate për Teutën
Në kuadër të javës së 15,.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Partizani-Mici, të kuqtë nuk shpenzojnë për mbrojtësin. Në verë është falas
Merkato e bllokuar në verë pengoi.
VIDEO / Ismajli shkakton penallti, por me Specian bën mrekullinë në Kupë ndaj Romës
Ardian Ismajli me Specian kanë regjistruar.
Leave a Comment