Kolela: Kemi limite psikologjike, goli i dytë i Laçit u duk pozicion jashtë loje

Xhovani Kolela, trajneri i Apolonisë ia ka vënë fajin limiteve psikologjike të skuadrës pas pësimit të gjashtë golave ndaj Laçit. Në fjalën për Superport u shpreh se goli i dytë i Laçit iu duk në pozicion në jashtë loje, megjithatë nuk kërkon justifikime.

“Është normale, nëse pëson gol në çdo ndeshje do të thotë që është normale dhe problemi ynë. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, ishte 2-1. Pastaj me episodin e parë kundër ekipi ndryshoi. Mendoj se kemi limite piskologjike se nuk mund të shpjegohet ndryshe që të ketë ndryshim mes 35 minutave të parë e pjesës tjetër të ndeshjes.

Goli i dytë i Laçit nga fusha duket pozicon jashtë loje i pastër, por përtej të gjithave më duket pozicion jashte loje, por është e vërtetë që pësuam 4 gola të tjerë pas atij të 2-1, ndaj nuk kam shumë për të diskutuar për gjyqtarin.

Një pakujdesi është një gol e jo katër. Sigurisht që ka problem. Është diferenca e madhe mes ekipit që luan pjesën e parë dhe të pjesës së dytë. Janë dy ekipe të ndryshme. Duhet bërë analizë për ta kuptuar. Nuk kam shkopin magjik, e shoh këtë problem dhe do të mundohem ta zgjidhë. Por në pjesët e para dhe të dyta ndryshimi është konstant, nuk është pakujdesi”, u shpreh Kolela. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al