

Xhovani Kolela nuk ka mundur të durojë më shumë pas humbjes së djeshme ndaj Laçit 6-1 dhe nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Apolonisë. Tekniku italian ka dhënë dorëheqjen e cila është pranuar nga ana drejtuesve të klubit fierak.
Në fakt, bardhejeshilët kanë pasur shumë telashe në këtë fillim të sezonit duke mos fituar ende asnjë ndeshje në pesë javët e para dhe në këtë formë, Laçi duket sikur i vuri kapakun problematikave. Kështu, me Kolelën tashmë të larguar, skuadra ka kaluar përkohësisht në drejtim të Nikolin Çoçllit i cili ka qenë pjesë e stafit teknik të fierakëve.
Çoçlli, edhe në sezonin e kaluar ka pasur eksperiencë në Superiore duke qenë se për njëfarë kohe drejtoi ekipin e Luftëtarit. Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë trajneri që do të marrë përsipër Apoloninë për të vazhduar rrugëtimin në Superiore. /VipSport.al/
more recommended stories
Superiore/ Kryesuesit luajnë në transfertë, Kukësi në Fier për të harruar krizën, sfidë delikate për Teutën
Në kuadër të javës së 15,.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Partizani-Mici, të kuqtë nuk shpenzojnë për mbrojtësin. Në verë është falas
Merkato e bllokuar në verë pengoi.
VIDEO / Ismajli shkakton penallti, por me Specian bën mrekullinë në Kupë ndaj Romës
Ardian Ismajli me Specian kanë regjistruar.
Leave a Comment