“Kileni” që luan për Laçin, Malota: Nuk e di nëse kam paraardhës nga Kili, i lumtur që përfaqësova Shqipërinë

Renato Malota, mbrojtësi që luan aktualisht me Laçin, besohet se ka një origjinë kilene, e cila mund ta bënte të luante për Kilin. Ka qenë e përditshmja AS Kili, ajo që ka folur mbi këtë temë teksa theksohet se mes vitit 2012 dhe 2013, kur kombëtaren e mori në drejtim Horge Sampaoli, filloi një vëzhgim për të grumbulluar lojtarë me origjine kilene të cilët luanin jashtë vendit.

Në listë ishte edhe Malota, ndërkohë së fundmi për AS Kili, 31-vjeçari tregon se ka pasur kontakt nga gazetarë para shtatë apo tetë viteve. Malota thekson se nuk e di nëse ka pasardhës nga Kili, megjithatë shprehet i lumtur që ka përfaqësuar Shqipërinë.

“Për të qenë i sinqertë, para shtatë apo tetë viteve disa gazetarë kilenë më shkruan në lidhje me këtë dhe kjo ishte hera e parë që dëgjova emrin tim të lidhur me Kilin. Nuk kam qenë kurrë në Kili, por kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë vend”.

-Në ato vite u tha se babai juaj ishte nga Kili…

“Jo, babai im nuk është nga Kili. Ndoshta, ka paraardhës kilenë, por unë nuk e di. Mua do të më pëlqente të dija më shumë për këtë temë, jam kurioz…”.

-Beson se mund të kesh ndonjë rrënjë nga Kili?

“Të gjithë personave iu pëlqen të njohin origjinën e tyre. Një të kaluar kilene me siguri që ka. Por, në një moment është thënë që isha te Deportes Valdivia dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë kurrë në Kili, për këtë arsye nuk jam provuar në asnjë klub”.

-Ju keni luajtur për Shqipërinë, nuk keni pasur ndonjëherë dialog me njerëz pranë kombëtares së Kilit?

“Po, jam shumë i lumtur që kam luajtur me Shqipërinë dhe me Federatën e Kilit nuk kam pasur asnjëherë kontakte. E vërteta që di nga kjo histori është se më kanë komentuar gazetarët kilenë në atë kohë”.

-Çfarë di për Kilin?

“Di shumë gjëra rreth futbollit në Kili, por për vendin dhe jetën di shumë pak. Do të më pëlqente të shkoja ndonjëherë”.

-Do të pëlqente të luaje në ligën kilene?

“Pse jo? E di që është një ligë e fortë dhe të gjithëve do t’iu pëlqente të luanin aty”.

-Cilët futbollistë kilenë ju pëlqejnë?

“Në kohët e mëparshme më pëlqente Ivan Zamorano, ishte një bishë. Aleksis Sançez dhe Arturo Vidal po bëjnë shumë mirë aktualisht, janë lojtarë të mrekullueshëm”, u shpreh Malota për AS Kili. /VipSport.al/

 

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al