

Tomori ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi për llogari të Grupit B teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Pogradecin. Në një ndeshje shumë të luftuar beratasit triumfuan teksa sfidën e nisën shumë mirë duke kaluar të parët në avantazh që në minutën e gjashtë me anë të Cankës.
Por, miqtë nuk u dorëzuan dhe falë një penalltie barazuan me Jahaj në minutën e 30. Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë, ndërsa në të dytën, vendasit u treguan më konkretë dhe në minutën e 52 Kasmollari shënoi golin e fitores. Miqtë provuan deri në fund, por nuk ia dolën dhe Pogradeci mbetet ende pa asnjë fitore në këtë sezon me zero pikë, ndërsa beratasit janë të katërtit me shtatë pikë.
Sakaq, në Grupin A, Vora dhe Erzeni u ndanë në paqe teksa asnjë prej skuadrave nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Kështu, Vora merr pikën e parë në këtë kampionat, por mbetet në vendin e fundit, ndërsa Erzeni pas katër ndeshjeve të parë është në kuotën e katër pikëve. /VipSport.al/
Ndeshja, Grupi A:
Erxeni-Vora 0-0
Grupi B
Tomori-Pogradeci 2-1
more recommended stories
Superiore/ Kryesuesit luajnë në transfertë, Kukësi në Fier për të harruar krizën, sfidë delikate për Teutën
Në kuadër të javës së 15,.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Partizani-Mici, të kuqtë nuk shpenzojnë për mbrojtësin. Në verë është falas
Merkato e bllokuar në verë pengoi.
VIDEO / Ismajli shkakton penallti, por me Specian bën mrekullinë në Kupë ndaj Romës
Ardian Ismajli me Specian kanë regjistruar.
Leave a Comment