

E gjithë bota e futbollit ka nderuar figurën e Diego Armando Maradonës, i cili para disa ditësh u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak. Liga të ndryshme europiane, lojtarë të famshëm apo jo, janë bërë një duke respektuar një nga ato që futbollit i dha shumë duke inspiruar gjeneratë të tëra.
Megjithatë, ka edhe nga ato që nuk janë dakord me nderimet për Maradonën, jo për atë që ka bërë në fushë, por më shumë për jetën e tij jashtë fushës së blertë. Kështu, në një ndeshje të Ligës së Tretë në Spanjë, në futbollin e femrave, lojtarja Paula Dapena refuzoi të respektonte minutën e heshtjes në nderim të Maradonës.
Në formë proteste ajo u ul këmbëkryq, teksa i ktheu kurrizin kamerave duke shprehur mosvlerësimin ndaj legjendës. Ndërkohë, të gjitha veprimet e Dapenës vijnë si pasojë e fakti se ajo e cilësonte Maradonën një përdhunues, pedofil dhe keqtrajtues, ndaj vendosi të mos i bënte nderime figurës së tij. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Ismajli shkakton penallti, por me Specian bën mrekullinë në Kupë ndaj Romës
Ardian Ismajli me Specian kanë regjistruar.
Përralla nr.2! Leisteri mund Çelsin dhe ngjitet në kreun e Premier Ligës (VIDEO)
Përralla e bukur e Leisterit të.
Krizë apendiciti dhe përfundon në operacion, Lacio humbet lojtarin më në formë
Një krizë e papritur apendiciti dhe.
Barela ka admirues në të gjithë Europën, Interi ka në organikë italianin më të kërkuar
Nikolo Barela shkëlqeu më shumë nga.
Leave a Comment