Juventus është i varur nga Ronaldo, pa portugezin një humbje dhe tre barazime

Juventus nuk ia del të marrë maksimumin nga Benevento dhe në këtë sezon sërish nuk ia del të bëjë tre fitore radhazi. Diçka shqetësuese për teknikun Andrea Pirlo, duke qenë se vazhdimësia është kryesore nëse bardhezinjtë kërkojnë të ruajnë titullin. Por, ajo që bie në sy është edhe fakti se Zonja e Vjetër nuk mund të fitojë pa Kristiano Ronaldon në fushë.

Këtë e faktojnë shifrat teksa pa yllin portugez, Juventus ka fituar vetëm një ndeshje, atë në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Kiev me rezultatin 2-0, ku golat erdhën nga Alvaro Morata. Ndërkaq, pas kësaj fitoreje pa CR7, kanë ardhur edhe tre barazime e një humbje. Disfata ishte në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës në shtëpi 0-2, ndërsa barazimet ndaj rivalëve më inferiorë në kampionat si ndaj Veronës 1-1 në shtëpi, Krotones dhe Beneventos në transfertë, të dyja të mbyllura në shifrat 1-1.

Ndërkohë, me Ronaldon në fushë, bardhezinjtë kanë marrë pesë fitore dhe dy barazime teksa vetë sulmuesi ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar një. Kështu, duket një diferencë e madhe me Ronaldon në fushë, që vërteton se Juventusi është i varur nga luzitani. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al