Jupi: Ka rënë cilësia e kampionatit, po më pëlqen. Pretendentët do t’i shohim vitin tjetër

“Cilësia e kampionatit ka rënë, por mund të jetë një mundësi e mirë për të rinjtë”. Ky është mendimi i Redi Jupit, i cili në studion e “Procesi Sportiv” analizoi javët e para të Superiores. Sipas tij, rënia e cilësisë ka ekuilibruar foircat dhe do të duhet të pritet pjesa e dytë e sezonit për të kuptuar se cilat janë skuadrat pretendente për titull.

“Ra në sy që ka një rënie të cilësisë të kampionatit dhe e shoh si mundësi, nuk dahet ta shihim si “ububu çfarë po ndodh”. Mua po më pëlqen edhe pse ka më pak cilësi dhe lojë më të zbehur. Më pëlqen formati i ekipeve që janë mbushur me të rinj. Është një moment krize që po e ndjejmë fort, sidmomos në këtë fillim sezoni ku edhe ata klube me financa të shëndosha, i ka detyruar të aktivizojnë dashje pa dashje të rinj. Ky mund të kthehet në një sezon më të mirë se sa e mendojmë, jemi keq por nëse punojmë në mënyrën e duhur, i mbështetim dhe i futim në lojë si duhet të rinjtë, mund të përfitojmë të gjithë.

Vija e parë e skuadrave pretendente mendoj se do të jetë e paqartë deri në vitin tjetër. Ekipet kanë një ekuilibër të madh, ka mestarizim të vlerave në këtë kampionat. Ajo që reflekton është se kriza deri diku është dukur. Dëgjova edhe Nexhipin që tha se ne nuk patëm mundësi financiare që t’i mbanim lojtarët se donim t’i mbanim. Pra ishin të detyruar nga kostot shtesë të bënin ndryshime në lojtarë që ishin të rëndësishëm. Tirana nuk më më duket më e fortë se vjet, duket e dobësuar në disa pozicione. Muçi ishte zëvendësues në këtë skuadër dhe tani është titullar i padiskutueshëm, ai do i luajë të gjitha ndeshjet deri në fund. Një 11-she e mirë të fiton ndeshje, një skuadër e fortë të fiton kampionatin. Nuk kemi skuadra me thellësi që të japin garanci. Është deri diku Laçi që është përmirësuar, është deri diku Teuta, por nuk të japin garanci, se ka lojtarë brenda formacionit që nuk japin garanci që i shkon deri në fund për titull. Pastaj janë skuadrat më poshte që të detyruara nga vështirësitë po propozojnë lojtarë interesantë”, tha Jupi. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al