Ish-zv/trajneri i Tiranës: Këtij ekipi i duhet kohë, të ardhurit nuk përshtaten as me ushqimin

Tirana e ka nisur në mënyrë negative këtë sezon teksa ka detyrën për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar. Ndryshimet e shumta në merkato duket se kanë bërë efektin e vet, pasi duhet kohë sa lojtarët të përshtaten. Kështu, shprehet edhe zv/trajneri i Tiranës, Erjon Xhafa. Ky i fundit u largua pas shkarkimit të Emanuel Egbo teksa i ftuar në studion e Sport News Plus tha se të rinjtë nuk përshtaten edhe në mënyrën e të ushqyerit.

“Tirana nuk është se nuk tentoi të mbante grupin e vjetshëm. Doka nuk është se u largua nga klubi, por i përfundoi kontrata. Mungesat nga ekipi i vjetshëm janë si përshembull Kale. Mos harrojmë në takimin me Kukësin, nuk kanë qenë shumë lojtarë, pra më shumë se 70%. Këtij ekipi i duhet kohë.

Nuk mendoj se kjo ndeshje derbi do jetë si ai i vitit të kaluar, që kush fiton, bën kthesën e titullit, siç bëri Tirana. Gjithsesi, do rrisë moralin.

Derbi? Nuk më takon të bëjë analizë. Një nga ndryshimet është kontingjenti. Dashje pa dashje, nuk është ai i vitit të kaluar. Siç tha Gjici, çdo gjë ka kohën e vet. 4 lojtarët ganezë vijnë nga realitet tjetër. Nuk përshtaten as te ushqimi. Edhe dy maqedonasit janë të rinj”, u shpreh Xhafa. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al