

Elseid Hysaj ka vendosur që të mos pranojë më rinvimin nga Napoli, dhe nëse ia ofrojnë në javët në vijim. Për këtë janë të sigurt përtej Adriatikut ku insistojnë se futbollisti tashmë ka gjetur edhe ekipin e radhës dhe që në muajin janar do të firmosë me të një marrëveshje për të ardhmen.
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, edhe pse merret në konsideratë nga trajneri Xhenaro Gatuzo, dëshiron që të jetë protagonist i vlerësuar në çdo ndeshje e të mos vihet në diskutim sa herë që të luajë. Për këtë arsye, ka kërkuar dhe ka gjetur akord me Romën, atë që do të jetë skuadra e tij e ardhshme. Mediat italiane kanë mësuar se ka një akord parimor mes palëve që në verë dhe te Roma e presin krahëhapur në sezonin e ardhshëm lojtarin, i cili atje do të ketë përfitime më të ndjeshme financiare meqë do të largohet nga Napoli me parametër zero.
Kështu, Hysaj i bashkohet Marash Kumbullës në repartin mbrojtës të Romës, duke formuar edhe aty një grup shqiptar, siç është te skuadra tjetër kryeqytetase, Lacio, për një derbi të Romës që do të flasë gjithnje e më shumë shqip. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment