Hallaçi: Te sukseset tona ka meritë edhe Gega, Kukësi po vjen në rritje

Dy ndeshje në emergjencë në krye të Kukësit dhe Rraman Hallaçi ka marrë 6 pikë. Ndaj Laçit por edhe Vllaznisë në Shkodër, skuadrës që deri më tani nuk ishte mundur, në shtëpi e transfertë. Pas ndeshjes në emisionin “gol pas goli” në supersport, Rraman Hallaci ka pohuar: “Është normale që duket interesante se erdhëm nga dy humbje, por kemi ardhur në rritje. E kemi thënë që kemi një grup të mirë, kemi kualitete. Nuk kemi shumë alternativa ndoshta, është pak shqetësim se disa lojtarë ishin me probleme para sfidës. E kishim përgatitur ndehsjen për ta fituar, kemi bërë analizë, e kemi parë në çdo detaj, kemi bërë gjërat mirë por kemi ende për të përmirësuar.

“Duke parë skuadrën që ka kualitete, i kisha thënë ekipit që edhe nëse pësojmë të mos biem nga loja, të besojmë te fitorja. Kemi djersitur shumë, kemi bërë shumë kilometra. Por ajo që më kënaq më shumë është që skuadra bindet në disiplinën takike. Nëse vazhdojmë do të vazhdojme me sukses. Kemi të rinj që po i fitojmë nga dita në ditë, janë me perspektivë. Do të vazhdojmë rrugën tonë se është ndeshja e radhës, është një fitore e madhe se tregoi shumë gjëra. Kemi kohë për t’i parë gjërat”.

“Me Gegën flasim vazhdimisht se ai është trajenri i parë dhe kemi diskutuar vazhdimisht, edhe për pjesën e dyë në varësi të ndeshjes, me trajnerin kuptohemi mrië dhe është pozitive. Po punojmë fort, jemi të gjithë bashkë të grupuar dhe harmonia po rritet. Profesori është larg por me zemër e shpirt është afër”.

“Nuk luajti Da Silva  i Vllaznisë, morëm masa sa pamë Dunga, i kemi bërë mirë detryart takike. Jemi lodhur e kemi vrapruar shumë, por fitorja më e madhe është që nesër të shohim gjendjen e lojtarëve”.

“Është ende herët për të parë si shkon derbi, duhet të kujdesemi për veten. Nuk kemi kohë për të parë se çfarë ndodh në ndeshjet e tjera se është herët. Unë jam konsultuar me tre portierët dhe e kam thënë që janë tre portierë në nivel shumë të lartë dhe mund të luajë secili. Nuk do i shpëtojë asnjëri pankinës se të gjtihë do jenë në fushë e pankinë. Mendoj se janë tre cilësorë, por Xhika nuk ka dalë në pankinë për lojë të keqe. Është profesionist dhe na ka kuptuar.”

/Vipsport.al/

 

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al