Hallaçi: Takimet me Gjicin na sjellin me këmbë në tokë, ende vuajmë

Zë/trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaci, i cili në këto ndeshje të fundit ka drejtuar skuadrën në mungesë të Skënder Gegës, thekson se takimet me presidentin e Nderit, Safet Gjici e sjellin skuadrën me këmbë në tokë. Në një intervistë për Rubrikën Sportive, Hallaçi u shpreh se skuadra ende vuan, por shtoi se Kukësi nuk e meriton të qëndrojë në fund.

“Mendoj se e kemi parë mirë ndeshjen. Kemi bërë shumë kilometra. Gjithë lojtarët që kanë ardhur, kampionati shqiptar është i fortë. Nuk jemi në 100%. U21? Jemi të gatshëm të marrim lojtarë. Takimet me Gjicin na bëjnë mirë sepse na sjellin me këmbë në tokë.

Unë po u them se ende po vuajmë. E rëndësishme është se lojtarët të binden. Nuk jemi gati për të bërë presion nga lart. Jemi në rrugën e duhur por ka akoma shumë. Kemi thënë që do luajmë edhe për Gegën.

Çdo sezon ka qëllimet e veta. Kukësi nuk e meriton të qëndroj në fund.Lojtarët po e njohin njeri tjetrin. Mendoj se po bëjmë maksimumin në këtë aspekt. Ibraimi ka ndjerë një shqetësim.Nesër do shkojmë me shpejtësi te mjeku sepse nuk kemi kohë. Të gjitha ndeshje janë të vështira. Ekipet e vogla të hapin punë. Ne do vlersojmë maksimalisht Apoloninë. Ne nuk shikojmë kush është e fortë e kush jo. Gjitha ekipet janë të organzuara mire”, u shpreh Hallaçi. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al