Grima kalon “Covid-19”, por karantinohet zv.trajneri dhe një futbolliste para Portugalisë

Munguan ndaj Qipros, në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi” dhe të fituar 4-0 nga vajzat tona, por situata në ekipin Kombëtar të femrave në prag të sfidës me Portugalinë ka ndryshuar. Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala i janë nënshtruar të shtunën testeve Covid-19 me tampon dhe kanë rezultuar negativë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se po të shtunën kanë bërë tamponët edhe i gjithë delegacioni i kombëtares së femrave që do të niset për në Portugali, ku më datë 1 dhjetor do të zhvillohet ndeshja e radhës e eliminatoreve të Europianit. Pas marrjes së përgjigjeve të analizave, bëhet me dije se futbollistja, Ezmiralda Franja dhe zv.trajneri Elis Legata kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Të dy anëtarët e kombëtares janë karantinuar menjëherë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Skuadra ka udhëtuar sot drejt Portugalisë, ndërsa me grupin janë bashkuar edhe trajneri Grima, Hamidi dhe Shala.

E.S./Vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al