

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti ka qenë ditën e sotme në konferencë për shtyp para sfidës së nesërme ndaj Midtjaland në Ligën e Kampionëve. Futbollisti i kombëtares thekson se në janar bën pesë vite që është në Itali dhe beson se është përmirësuar, ndërsa shton se ky kampionat të rrit mentalisht.
-Çfarë ndryshon nga humbja me Veronën?
“Do të kërkojmë të shkojmë përpara dhe të përballojmë sfidën e nesërme. Humbëm dy pikë me dy gabimet tona, por do të kërkojmë ta përballojmë më mirë këtë sfidë”.
-Jeni rritur shumë së fundmi?
“Nuk jam një nga ato që lexoj shumë gazetat, me siguri që jam rritur shumë. Në janar bëj pesë vite që jam pjesë e futbollit italian, është një kampionat që të bën të rritesh edhe mentalisht. Tani është viti i tretë që jam këtu me trajnerin Gasperini, mendoj se jam rritur. Ka kualitet në këtë skuadër, e kjo të ndihmon të rritesh. Shihet që ka shumë dëshirë. Është e njëjta gjë edhe për shokët e skuadrës”.
-Para Veronës kishit pësuar vetëm dy gola, çfarë ka ndryshuar?
“Së fundmi, kemi pësuar më pak gola, jemi më solidë në prapavijë. Kemi punuar për të arritur këtë kompaktësi në mbrojtje, është forca jonë. Në ndeshjet e fundit ia kemi dalë të luajmë më mirë, me Veronën bëmë gabime që mund të shmangeshin, por gjithnjë mund të rritemi më shumë”.
-Si po e përjetoni këtë periudhë me shumë alternime rezultatesh?
“Siç e ka thënë edhe Papu, duhet të vazhdojmë përpara. E dimë, rezultatet që kemi marrë së fundmi, vijnë për shkak të dëshirës që kemi treguar. Jemi të mërzitur pas ndeshjes së të shtunës, por duhet të shohim përpara”, u shpreh Gjimshiti. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment