Gjici: Presim gjysmën e kampionatit për të thënë kush është për titull, Gegën nuk e lë rehat sedra

Presidenti i Kukësit, Safer Gjici, mendon se për të folur për titullin kampion, do të duhet të pritet gjysma e kampionatit, pasi atëherë përvijohen ekipet që luftojnë për trofeun e për vendet e tjera. Megjithatë, në “Sport News Plus” ai insistoi se skuadra ishte ndërtuar për të luftuar për titull.

“Kemi vuajtur problemet me pandeminë dhe bojkotin në fillim. Tani po e marrim veten, ja ku jemi, po ecim mirë. Natyrisht që këto ndeshje që kemi marrë fitore, ekipi po lidhet çdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin.

Ne kemi thënë që në fillim të kampionatit se do të presim disa javë të lidhet ekipi, se lojtarët janë me eksperiencë. Por te Kukësi janë të rinj, ndaj duhet një kohë që ekipi të marrë formën e vet se elementët kryesorë janë brenda, kemi bërë blerje me element cilësorë si Ibraimi, që kanë CV e kanë statistika të rëndësishme. Por duhet koha që të bashkohen në lojë si realisht presim. Ndeshjet e fundit kanë treguar që dita-ditës po dalin ku presim ne. Janë në rrugën e duhur, unë pres të rritet ekipi çdo ndeshje të radhës se kanë çfarë të japin se janë lojtarë shumë cilësorë.

Kukësi ekipin e ka bërë për kampion, shumëkush thotë pse futet ekipi në presion e pse ta themi që në fillim. Por realisht objektivi ky është, prsioni është i vazhdueshëm. Nëse luan për titull presioni është. Duhet t’i marrim ndehsjet një nga një dhe të shohim si do të ecin. Unë pres që ekipi të rritet më shumë me lojë e rezultate, ka kapacitet e lojtarë për çdo repart. Me punën e stafit do të arrijmë të luftojmë për titull. Natyrisht do të bëjmë punën tonë, a do arrijë apo jo objektivin, do e shohim në fund të kampionatit.

Kush ëhstë për titull? Kjo është pyetje që nuk mund t’I japim një përgjigje të saktë, jemi në javët e para të kampionatit. Nuk mund të thuash që janë këto skuadra, sot janë të gjtihë aty-aty, nuk mund të themi që janë 4-5 për ittull, duhet të mbarojë gjysma e kampionatit dhe të shohim se kush është për titull e për vendet e tjera. Nuk mund të them me saktësi kush janë që do të luftojnë deri në fund.

Aleanca edhe mund të ketë, ne nuk kemi aleancë, besoj se nuk do të kemi deri në fund. Duke ecur kampionati, ekipet futen në aleanca, këtu nuk ka të fshehta, u bënë shumë vite, edhe mund të ndodhin, nuk është e thënë.

Gega? Unë jam i kënaqur se kam komunikuar sot dhe profesori duke qenë në atë gjendje, unë i kam thënë të shohë shëndetin se është parësor. Por ai prapë, me atë sedër që e karakterizon, herë pas here merret me ekipin, me zëvendëstrajnerin. Edhe kur mbaruam në Shkodër na mori e na uroi për fitoren e falenderoi çunat. Unë jam i kënaqur se gjendja shëndetësore është drejt përmirësimit e kjo na gëzoi shumë. E rëndëishme është që Gega të shërohet, të marrë veten dhe kurdo që të jetë do të ktheht në punë te Kukësi”, deklaroi Gjici. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al