FOTO&VIDEO/ Tifozë në stadium dhe gurë në fushë, trajneri i Luzit denoncon: Jemi në Vitin 2020, futbolli është art por u sulmuam barbarisht!

Jemi në mbyllje të Vitit 2020, por duket se dhuna në futbollin shqiptar e ka të vështirë që të largohet. Në Peqin edhe pse u dënuan vitin e shkuar dhe u përjashtuan kur ishin pjesëmarrës në Kategorinë e Parë, duket se nuk nxënë mend. Në ndeshjen e djeshme, Shkumbini-Luzi 2008, në një duel mes ekipeve me pretendime dhe që kanë investuar shumë në verë për t’u ngjitur në të Parën ka pasur incidente, madje skuadra e Luzit pretendon që janë gjuajtur me gurë nga tifozët që ishin të shumtë dhe nuk janë kursyer ndaj kavajasve…

Në një prononcim për “Vipsport.al” ka folur trajneri i skuadrës së Luzit 2008, Anxhelo Suta, që denoncon dhunën dhe këkron që të ketë ndëshkim për rastin në fjalë. “Shkuam në Peqin për të luajtur futboll duke ditur që ishte një duel mes dy ekipeve që kanë investuar dhe kanë pretendime serioze për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Por, pas ndeshjes ka qenë e pakuptimtë, sepse jemi sulmuar dhe kemi qendruar gjatë te pankina jonë, pasi tifozët që ndodheshin në tribunë kanë gjuajtur me gurë në adresën e skuadrës sonë! E pakuptimitë që ka dhunë në Vitin 2020, por përveç kësaj, si ka mundësi që nuk zbatohen rregulloret? Nuk lejohen tifozët në ndeshjet e ekipeve të elitës, ku futbolli është më i avancuar, ndërsa në Peqin duket se nuk pyesin për rregulla edhe pse jemi në kohë pandemie. Tifozë në tribunë e disa të tjerë në shkallët përballë! Jemi Vitin 2020 dhe jo në 1997, që ka qenë kohë lufte”.

“Shkumbini duhet të dij që ka 3 rezultate ndeshja dhe nuk pranojnë barazimin, ndërkohë që ndeshjen duhet ta fitonim ne. Nëse në Peqin mendojnë se duhet që të ngjiten patjetër, unë iu them se edhe ne kemi president që ka investuar sa dyfishi i Shkumbinit dhe nuk sillemi brutalisht ashtu siç na ndodhi në Peqin, sepse është futboll! I kërkoj Federatës që me forcën e rregullorës, të marrë masa dhe mos tolerojë asnjë ekip, mos të na përsëritet më një situatë e atillë, sepse futbolli është art  më vete dhe jo dhunë”, – tha trajneri i Luzit, Anxhelo Suta duke denoncuar dhunën e Peqinit.

/Vipsport.al/

 

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al