

FC Labëria këtë sezon ka hyrë mjaft e organizuar në garat zyrtare, madje kanë skuadrën e parë që mer pjesë në Kategorinë e Dytë, duke synuar që të ngjitet një kategori më lartë, por edhe me ekipet e moshave, që nga fëmijët e deri te U-17 e U-19, të cilët debutuan në fundjavën e shkuar me takimet e luajtura në Ballsh.
Në radhët e Labërisë ka specialistë mjaft të njohur, madje trajneri Arlind Rustemi ka në krah edhe Luan Birçen që për shumë vite ka punuar në stafin e skuadrës së Flamurtarit të Vlorës në Superiore. Birçe madje ka qenë edhe trajner emergjent në Vlorë, sidomos vjet.
Ndërkohë që sa i përket fushës, Labëria nuk luajti në fundjavën e shkuar me Këlcyrën, takim që e planifikoi ta zhvillonte në Fier. Infrastruktura është problem për ndeshjet zyrtare, por kjo për pak kohë. Labëria është duke mbyllur punimet në fushën ku do të luhen ndehjet e skuadrës së Parë, por edhe tërë ekipet e moshave.
Këto ditë, në Nartë ku ndodhet edhe kompleksi kanë zbarkuar specialistët kroatë dhe nga sa bëhet e ditur, fusha do të jetë gati në janar, ku krahas tapetit do të ketë edhe dhomat e zhveshjes apo dhe një tribunë me shkallë…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment