

Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim zhgënjyes 1-1 në mbrëmjen e djeshme të Serisë A, në transfertë ndaj Beneventos. Bardhezinjtë rëndojnë pozitat në klasifikimi teksa në këtë fillim të sezonit, gjithnjë kanë mbetur larg kreut.
Në këtë formë, kur jo gjithçka po shkon sipas parashikimeve të besuarve të trajnerit Andrea Pirlo, ka nisur të shfaqet edhe nervoziteti. Kjo u duk te Alvaro Morata, i cili u ndëshkua me karton të kuq pasi arbitri kishte akorduar fundin e sfidës. Sulmuesi pak çaste më parë kishte pretenduar për penallti dhe mesa duket këtë episode nuk e harroi.
“Ajo ishte një penallti e turpshme”, ishin fjalët e spanjollit në drejtim të gjyqtarit, i cili nuk toleroi aspak dhe i tregoi menjëherë të kuqin. Tashmë, Morata do të mungoj në ndeshjen e radhës që është derbi me Torinon, ndërsa rrezikon edhe një skualifikim disiplinor. /VipSport.al/
more recommended stories
Skandal racizmi në Bundesligë, lojtarët quajnë “afgan m***” futbollistin e Gjermanisë
Union Berlin ka mundur sot me.
“Do zhvishem po fituam derbin”, aktorja italiane mban premtimin pas suksesit të Lacios
Ana Falki ka mbajtur premtimin që.
“Fito derbin, ke gati kontratën e re!”, propozim interesant për Inzagin
Derbi i kryeqytetit në Itali mes.
Morata: U riktheva për të luajtur me Ronaldon dhe Dibalën, Lukakut do i kërkoj fanellën
Alvaro Morata është rikthyer këtë sezon.
Leave a Comment