FIFA zyrtarizon vazot e Botërorit 2022, Shqipëria duhet të evitojë Kosovën

FIFA ka bërë zyrtare vazot për shortin e Bortërorit 2022 dhe ashtu siç pritej, nuk ka pasur lajme të mira as për Shqipërinë e as për Kosovën, të cuilat mund të shohin veten kundërshtare në të njëjtin grup. Dy skuadrat ndodhen në vazo të ndryshme e potencialisht mund të vihen ndaj njëra-tjetrës në eliminatoret që nisin që në marsin e vitit të ardhshëm.

Shqipëria gjendet në vazon e kartërt, ku ka rënë pas edicioneve të fundit në arnen ndërkombëtare ku nuk ka arritur të lërë shenjë. Edhe suksesi në Ligën e Kombeve nuk ka siguruar pikë të mjaftueshme për të bërë hapin cilësor, pasi Shqipëria vihej kundër rivalëve me koeficient të ulët e për më tepër barazoi 2 ndeshje e humbi një tjetër me ta. Ndaj kuqezinjtë e Rejas e nisin shortin në vazon e katërt, që shton vështirësinë në kualifikuese.

Ndërkaq, Kosova mbetet në vazon e pestë, pasi edhe ajo, pas atij edicioni të parë ku shkëlqeu në Ligën e Kombeve, nuk ka siguruar rezultatet që priteshin dhe mbetet ende larg pretendiemve që kanë “Dardanët”. Si rrjedhojë, dy përfaqësueset mund të përballen me njëra-tjetrën, një opsion që askush nuk do të dëshironte në ndeshje zyrtare, pasi do të vështirësonte arritjen e objektivave për të dy ekipet.

VAZOT
Vazo 1: Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.
Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.
Vazo 2: Rusi, Hungari, Irlandë, Republika Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.
Vazo 4: Bosnjë Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Shqiëpri, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.
Vazo 5: Armeni, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kosovë, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.
Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihtenshtejn, Gjibraltar, San Marino.

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al