

Nderimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, me titullin “Doctor Honoris Causa”, ka sjellë reagimin e profesor Përparim Kabos, i cili e ka vlerësuar këtë veprim të Universitetit të Sporteve si një abuzim me doktoraturën. Në një mesazh të publikura në faqen e “Procesit Sportiv”, ai ka argumentuar se për të marrë një gradë të tillë, duhej një studim shkencor, e nuk mund të jepej një vlerësim i tillë për këdo.
Grada shkencore Doktor Honoris si indulgjencat në Mesjetë…
Të bëhesh doktor në fushën e shkencave do të thotë të ndërtosh një studim duke sjellë një materie shkencore që nuk ka ekzistuar më parë, pra të kesh një tezë tënden, apo një qasje krejt origjinale dhe të kesh punuar për të dhe të kesh kontribute që njihen dhe certifikohen nga institucione të linjës shkencore dhe akademike. Kur Doktor Honoris Causa të jepet nga një institucion i arsimit të lartë, prë një Universitet edhe në këtë rast procedurat janë strikte. Senati akademik duhet të shqyrtojë tezën tënde dhe të ndërtojë oponencën shkencore si dhe ta votojë atë, pastaj të marri vendimin dhe më tej t’ia propozojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku është titullari që vendos.
Unë personalisht kam marrë pjesë në dy raste të tilla. Kur i ndjeri Ibrahim Rugova mori këtë vlerësim Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës. Ai ishte prezent dhe në Senatin akademik në lidhje me një tezë të tij në gjuhësi dhe gramatikën e gjuhës shqipe referoi akademikia Floresha Dado e cila i bëri një panoramë të gjerë dhe të thellë studimeve të zotit Rugova. Rasti i dytë është me profesor Andres Gross ish-nënpresidenti i Këshillit të Europës. Unë isha oponenti i tezës së tij mbi: Demokracinë Direkte dhe raportet e saj me demokracinë përfaqësuese. Zoti Gross kishte studime dhe botime të bollshme dhe të thelluara dhe e referonte këtë tezë në shumë universitete të botës… Ndaj i akorduam gradën shkencore Doctor Honoris Causa.
Tani dëgjojmë që edhe presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka merr këtë gradë shkencore nga Universiteti i Sporteve në Tiranë. Por cila është teza e tij shkencore, ku është botuar, ku është vlerësuar, ku është referuar…
Nëse vazhdohet kështu edhe doktoraturat jepen me thes do përfundojnë si stemat e dikurshme.
Ju lutem mos shisni indulgjenca… Shkenca dhe akademizmi janë sublime… nuk është kaq e lehtë që ta marrë kushdo, dhe ai që shet lavatriçe apo vaska banje edhe ai që është i shkelur në mendim dhe ai që është me trup dhe me hije të vogël para atyre që janë profesorë të vërtete…
Ndal indulgjencave që shiteshin në mesjetë me qellim që të kalojë direkt në parajsë pa shkuar për pastrim në purgator… Pisllekun te ne s’ka purgator që e lan dhe s’ka parajsë që e pranon….
more recommended stories
Jupi: Diferenca të vogla, zëre se nuk ka filluar kampionati. 6 skuadra luajnë për titull
Redi Jupi mendon se e vetmja.
Sinemati, për Dukën: Para futbollit kishte punë me pulat, tani e ka me dele. Po përgatit një mbret të vogël
Gëzim Sinemati e ka ciëlsuar Asamblenë.
Vata: Vetëm dy ekipe dhe deri diku Partizani janë për titull. Kjo nuk është Tirana e madhe
Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Rudi Vata,.
Hafizi: Një nga derbit më të dobët, nuk më mbeti në mendje asgjë
Zërave të atyre që kanë kritikuar.
DOKTORR HA HA AH DKTOR LOPESH APO DELESH ..CFARE PO BEN KY COBAN QE TA TRAITONI KESHTU . CJANE KETO MERREZIRA KETO INJRANCA .. DOKTORR DUKA HA HA HA BARCALETA ME E MADHE QE KAM DEGJUAR KETO VITET E FUNDIT …. ME THUANI CFARE KA BERE TE MADHE .. TE BUKUR PER TU BERE DOKTORR. ????? JENI TE CMENDUR APO TE ZGJUAR ….