

Xhakomo Vrioni e ka mbyllur vitin e turbullt 2020 në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm dy ditë pasi gjeti golin e parë sezonal me Juventus U23 dhe mendohej se do të kishte hapësira edhe me ekipin e parë ku grumbullohet vazhdimisht nga Pirlo, për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare ka ardhur një dëmtim i rëndë që pritet ta lërë disa muaj larg fushave të lojës.
Ka qenë vetë klubi i Juevntusit ai që ka treguar se sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje, me frakturë në peronin e këmbës, që do ta detyrojë t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
“Xhakomo Vrioni, gjatë stërvitjes të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një ndrydhje në kavilje ka pësuar frakturën e peronit në këmbën e djathtë. Futbollisti do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në ditën e nesërme”, shkruante Juventusi në njoftimin për situatën e futbollistit.
Tani mbetet të mësohet se kur do të kthehet përsëri Vrioni në fushën e lojës, por parashikohet që ai të mos jetë gati të paktën deri në mars apo në prill. Lojtari vinte pas disa dëmtimesh që ia kishin kufizuar aktivizimin në këtë edicon dhe në momentin kur po gjente përsëri formën më të mirë, erdhi ky dëmtim që do ndalojë përsëri karrierën e tij. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment