

Nevil Dede, trajneri i Tiranës priste më shumë nga skuadra e tij, pavarësisht mungesave dhe një kundërshtari solid në këto javët e para të sezonit: “Të jem i sinqertë e prisja të fitonim ndeshjen, pavarësisht, se në disa minuta ishim në vështirësi, nuk bënim presion siç duhej përpara. Por gjithsesi çdo gjë e kishim në kontroll. Duhej të ishim më agresivë para portës, vrasës për ta mbyllur ndeshjen pas golit të parë, por edhe në fund kur Kastiroti donte të merrte barazimin”.
“Të jem i sinqertë, në qendër të mbrojtjes nuk patëm probleme. Te topi i dytë nuk kishte siguri maksimale dhe ai ishte problemi kryesor. Në pjesën e parë ishim më të kontrolluar, vetëm një rrëshqitje e fat i keq u çamë nga krahu i djathtë. Kemi një skuadër të re të riformatuar, presim të kthehen ata me probleme shëndetësore dhe nga ndeshja në ndeshje besoj se do të rritemi. Më djeg që nuk fitojmë dot, por më bën të mendojmë se duhet të jemi agresivë dhe do të punojmë të përmirësohemi”.
“Vangjeli është lojtar i rëndësishëm i ekipit. Tre ndeshje brenda radhës, ekipi kishte nevojë për rotacion. Mendova të rifreskonim krahët, janë të rinj Toli dhe Nuriu në moment të caktuara rrëmbehen nga situata, por po nuk i dhamë minuta nuk rriten”.
“Derbi jemi gati, besoj se po kthehet Toshevski, Batha po rritet, edhe Gyamfi u kthye. Shpreojmë që Torasa me këtë ndeshje dha një mesazh të fortë, ka shpirt luftëtari. Kjo është pasqyra që jemi shumë entuziastë për derbin. Është e thjeshtë për mua dhe klubin të përgatit këtë ndeshje, sepse motivimi është ekstra. Jeton me të gjithë qyteti e komuniteti sportiv. Kemi pak hapësirë kohe, me sa di luhet të premten e kemi kohën e duhur për të përgatitur”, – tha Nevil Dede pas ndeshjes në Krujë.
/Vipsport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment