Daja: Te Skënderbeu arrita kulmin e karrierës, është e vështirë të jesh i përqëndruar

Partizani pret ditën e nesërme Skënderbeun me të kuqtë që do të kërkojnë vazhdimësi pas rezultateve pozitivë së fundmi. Në konferencë për shtyp, trajneri Ilir Daja theksoi se me korçarët ka arritur kulmin e karrierës, mirëpo do të kërkojë të përsëritet në këtë aspekt edhe me Partizanin. Ndër të tjera, Daja u shpreh se nga situata aktuale është e vështirë të qëndrosh i përqëndruar, ndërsa shtoi se për derbin nuk flet para kohe.

“Kemi rritje nga java në javë, por paralelisht kemi edhe shumë gjëra për të përmirësuar. Mendoj se do të kemi vështirësi, jo vetëm ne por edhe ekipet e tjera, për shkak të ngjeshjes së kalendarit në këtë moment. Akoma më shumë e ndjejmë ne, pasi kemi pasur një grup të limituar edhe për shkak të problemeve.

Koeficienti i vështirësisë do të jetë prezent nesër, jo vetëm për këto që citova më parë, por edhe sepse Skënderbeu në transferta ka bërë paraqitja të mira. Në Durrës dhe Ballsh kanë marrë pikë dhe mendoj se nesër do të kemi një ndeshje të vështirë. Gjithsesi kemi entuziazëm brenda dhe në anën psikologjike jemi pak më mirë se Skënderbeu.

Dihet që me Skënderbeun kam kulmin e karrierës time dhe do dëshiroja ta bëja të njëjtën gjë me Partizanin. Kam kaluar shumë mirë në atë qytet ku edukata dhe kultura janë prezent në çdo moment. Nesër i kemi kundërshtarë dhe ashtu siç kam bërë me Skënderbeun duke dhënë maksimumin, ashtu do bëj edhe me Partizanin. Ky është profesioni ynë. Nesër do mendoj me të gjithë mënyrat që bashkë me ekipin të dalim me tre pikë nga ndeshja.

Kemi rikthime, por jo në ndeshjen e nesërme me Skënderbeun. Çdo rikthim do kohën e vet, ndaj nuk do të rrezikojmë asnjë prej lojtarëve të rikthyer dhe do të vazhdojmë me kontingjentin tjetër që kemi në dispozicion.

E para, edhe në ndeshjen e kaluar në Fier, e thashë që e gjithë merita është e lojtarëve që kanë sakrifikuar në maksimumin për marrjen e këtyre rezultateve. Është pak e vështirë të përqendrohemi në situatën të cilën të gjithë po e jetojmë, por në pjesën më të madhe të minutave lojtarët kanë qenë të përqendruar

Ethet e derbit? Kam kërkuar nga stafi të fokusohemi te ndeshja me Skënderbeun. Ajo është shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimësinë. Nëse do flisja për derbin do bëja të kundërtën e asaj që u kam kërkuar lojtarëve. Kështu që do të flas për derbin në momentin që do të vijë ndeshja. Nëse vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë, besoj se gjërat do të jenë në favorin tone”, u shpreh Daja. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al