Daja: Sot ishte Partizani që duam të gjithë, koha të fitojë derbin e parë

Për Ilir Dajën ka qenë një ndeshje e vështorë sot, madje këtë e ka thënë para por edhe në fund të sfidës me korçarët. Në emisionin “Gol pas goli”, në Supersport, trajneri i Partizanit që ka futur edhe të kuqtë në “shinat” e duhura, Ilir Daja flet edhe për derbin e radhës me Tiranën që luhet javën që vjen, teksa ka pohuar: “Na vjen mirë që sot kemi bërë një pjesë të parë nga më të mirat që kemi bërë që në fillim të kampioantit, kam parë ekipin që të vepronte goxha mirë në të dy fazat e lojës. I shtojmë edhe atë të realizimit të goditjeve standarte nga shënuam gol. Do të doja të vazhdonim edhe në pjesën e e dytë, por një rezultat i tillë ndoshta ka edhe brenda pjesë që lojtarët nuk vazhdojnë me motivimin maksimal”.

Situata

“Kemi anë psikologjike dhe gëzojmë gjendje të mirë, komponentë të rëndësishëm. Kemi disa ndeshje që nuk pësojmë dhe sot shënuan të katër sulmuesit, që është pozitive. Nuk kemi dëmtime dhe shyqyr që nuk i kemi se kontigjenti nuk është i plotësuar totalisht. Por kemi lojtarë që kur japin maksimumin vështirë të prballohen. Shkojmë në derbi me psikologji të mirë, por ai ka raport tjetër në krahasim me ndeshjet e tjera”.

Skënderbeu

“Mendoj se për Skënderbeun do jetë periudhë kalimtare. Në ndeshje jam i përqendruar të fitoj me ekipin që drejtoj se ky është profesioni, beosj se është një periudhë kalimtare dhe besoj se do të kapërcejë momentin që po kalon, se do kohën e vet që të kenë një manovër sa më të mirë. Por besoj se nuk do të jetë në këto pozita se ka në grup lojtarë që mund të bëjnë shumë mirë dhe një staf që punon goxha mirë”.

Derbi

“Kemi kohë deri të premten, por do të zgjedhim formacionin më të mrië që të përballojmë derbin sa më mirë që të jetë e mundur”.

“Edhe mund të bënim më shpejt ndryshimet, por kemi akoma nevojë të konsolidojmë manovrën me formacionin e parë. Ndaj në pushim të ndeshjes u thashë lojtarëve që të mos mbajnë mendjen te rezultati, por të automatizojmë veprimet që nuk i bëmë në pjesën e dytë. E pamë që nuk kishte motivim dhe filluam ndërrimet. Këtë manovër e bëjmë mes ndeshjeve. Nuk duam të prishim manovrën me zëvendësime, ndaj i vonuam më shumë se sa duhej.”

Objektivat

“Është java e pestë dhe është shpejt për të folur për fundin e kampionatit, ne kemi pasur oshilacione edhe gjatë 90 minutëshit në të gjitha ndeshjet. Kjo do të thotë që kemi mundësi të shkojmë larg me ekipin, por duhet të sillemi siç janë sjellë lojtarët që kanë dhënë maksimumin. Ajo që më gëzon është shpirti i skuadrës, që e kanë krijuar vetë këtë atmosferë. Shpresojmë ta mbajmë sa më gjatë se kur ekipi ka kohezionin e duhur, gjërat shkojnë mirë. Rritet potenciali me afrimin e lojtarëve që u kthyen nga dëmtimi. Do të gjejmë manovrën e duhur që t’i përdorim të gjithë, por për t’u përgjigjur në të dy fazat e lojës se nuk mund të kesh një sulm të mirë pa një mbrojtje të mirë”.

Ndeshjet derbi

“Në karrierën time kam katër derbi. Nuk e  kam fituar, por kam humbur vetëm 1, ndërsa 3 të tjerët jam në barazim. Besoj që ta bëj me Partizanin për të shijuar fitoren në derbi. Favorit? Derbi edhe kur ekipet kanë diferencë, në performancë apo cilësi lojtarësh, asnjëherë nuk është i parashikueshëm, nëse mendojmë se jemi favoritë do të bëjmë gabim të madh. Duhet të nisemi si me çdo ekip tjetër, duke kontrolluar presionin e tepërt që në derbi është present”.

/Vipsport.al/

 

 

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al