Daja: Objektivat e Partizanit janë gjithnjë maksimale, do na përfaqësojnë ata që japin maksimumin

Partizani ia doli me sukses në transfertën e Fierit përballë Apolonisë. Pas ndeshjes, trajneri i të kuqve, Ilir Daja shprehet se objektivat e klubit janë gjithnjë maksimalë dhe se në fushë do të zbresin ata lojtarë që do të japin maksimumin.

“Na vjen mirë që në këto javë të para, tre i kemi luajtur në transfertë edhe pse me problemet e stadiumeve pothuajse të gjitha janë në transfertë. Faza e mbrojtjes shkon mirë se janë të gjithë që sakrifikojnë. Ajo që na ka dhënë shumë qetësi, përveç fillimit të ndeshjes që luajti më mirë Apolonia, pas minutës së 25 kemi bërë mirë. Kemi pasur raste para portës dhe më vjen mirë që konsolidohemi e rritemi dhe fitorja shkon për punën që bëjmë për ndeshjen.

Shpërndarja e golave ka anën e vet të mirë se jemi të gjithë pjesëmarrës në përfundim të aksionit. Nëse do të kishim një qendërsulmues, do të doja të kishim një golashënues se me një të tillë rastet që krijohen të japin qetësi kur shkon më shpejt te goli.

Objektivat e Partizanit janë githmonë maksimale, edhe pritshmëria është e tillë, presionin e kemi vetë se jemi një kub që lufton për objektiva maksimal. Ne flasim për manovër, taktikë e shumë gjëra, ia dedikova fitoren lojtarëve se ata sakrifikojnë jashtë mase për të shkuar të fitorja. Edhe pse kemi probleme në fazën e sulmit dhe mbrojtjes.

Me dëmtimin e Brojës me Laçin, sigurisht që kishim më pak zgjedhje për të ndërtuar qendrën e mesit të fushës, do të veçoja Koten që është ndeshja e dytë dhe bën performancë të mirë. Bardhi do kohën e vet se në rolin natyral është sulmues i pastër dhe sot ishin të kushtëzuar edhe nga mungesa e Brojës. Jam i kënaqur me Malën se me Bardhin bëjnë shuëm mirë duke sakrifikuar se disa i mbulojnë me elementin teknik. Japin qetësi për sulmuesin e shpejtë që kishim si objektiv sot.

Si politikë klubi përveç këtyre përforcimeve që kishin projektuar, nuk ishte se do të largonim shumë lojtarë, e dimë që edhe ekipi B që është në kategorinë e parë ka nevojë për lojtarë. Ajo që do të bënim nuk është se do të largonim, Superiore për të treguar vlerat e tyre. Ata që japin maksimumin do të jenë ata që do të përfaqësojnë Partizanin këtë sezon”, u shpreh Daja. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al