

Tomas Brdariç nuk e ka përjetuar si dramë humbjen në Shkodër përballë Kukësit. Tekniku i Vllaznisë, pas sfidës sot deklaroi se ishte mjaft optimist edhe pse kjo ishte një disfatë e parë në këtë sezon për ekipin e tij, pasi do t’i jepte mundësinë ekipit që të mësonte të mos përsëriste më gabimet.
“Si fillim dua të them se luftuam shumë mirë. Sot ishte humbja e pare në sezon dhe sigurisht nuk jemi të lumtur. Duhet të analizojmë këtë ndeshje dhe të mësojmë nga kjo humbje. Mendoj se jemi në zhvillim e sipër dhe duhet të dimë që duhet të bëjmë diçka mirë se na pret ndeshja tjetër. Nuk kemi kohë që të jemi të zhgënjyer.
Jemi llastuar duke qenë në majë. Nuk mund të qëllojë që të fitosh gjithmonë. Sot nuk ishte ndeshje perfekte dhe kemi bërë gabime të thejshta e nuk mund të fitosh kështu.
E nisëm shumë mirë dhe nuk dua të flas shumë për individët, jemi një ekip dhe fitojmë e humbim bashkë. Duhet të mësojmë që duhet të mbrojmë e tregojmë fytyrën ndaj topit. Në ndeshjen tjetër kemi mundësinë që ta tregojmë një gjë të tillë.
Zgjodhëm të luanim me dy sulmues. Do të përgatitemi në ditët në vijim e do të përgatitemi për sfidën e radhës. Kemi humbur dy lojtarë të rëndësishëm dhe në ndeshjen tjetër nuk di si do të luajmë, do ta shoh në ditët në vijim”, tha Brdariç. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment